Patozi i tërheq vëmendjen Ramës: Ka shkelur etikën e veshjes në Kuvend

432
Deputeti i PD-së, Astrit Patozi ka marrë fjalën sot në darkë në Kuvend, teksa zhvillohet seanca e jashtëzkonshme pas paktit Rama-Basha.
Patozi i tërhoqi vëmendjen kryeministrit Rama për veshjen, e cila sipas tij thyen etikën. Rama është veshur me një xhaketë dhe poshtë saj ka një bluzë të bardhë me mbishkrimin “Shqipëria qe duam”.
“Dua t’i tërheq vëmendjen kryeministrit Rama, veshja e të cilit thyen etikën e Parlamentit”, tha Patozi. Pas kësaj vërejtje Rama vuri buzën në gaz.
Sigal