Patozi: Fitorja në Kavajë, shkëndijë e rindezjes së shpirtit të demokratëve

619
Deputeti demokrat Astrit Patozi i mbetur jashtë parlamentit në zgjedhjet e 25 qershorit ka reaguar për fitoren e PD-së në Kavajë pas 6 vitesh qeverisje të këtij qyteti nga PS. Edhe pse e cilëson një oaz në shkretëtirën e madhe të humbjes së PD-së në zgjedhjet e 25 qershorit, Patozi uron që kjo të jetë një shkëndijë e rindezjes së shpirtit të demokratëve në gjithë Shqipërinë.“Një fitore çliruese për Kavajën.Urimet më të mira Isa Sakja! Një rikthim i vuajtur, por çlirues dhe i mezipritur tek fisnikëria dhe vlerat e marra peng prej vitesh të Kavajës. Fitore e bukur për qytetin tim, edhe pse është vetëm një oaz i vogël në shkretëtirën e madhe të humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit. Le të shërbejë ajo si një shkëndijë e rindezjes së shpirtit të demokratëve në gjithë Shqipërinë. Ashtu si para 27 vjetësh, kur fitorja e madhe e Partisë Demokratike niste nga Kavaja. Ne do t’ia dalim”, shkruan Patozi.
Sigal