Patozi: “E vetmja që mund të bëjmë është të përmbushim detyrimet tona”

449
Sigal

Astrit Patozi, Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, në intervistën te UTV, në emisionin “Fakt”  me gazetarin Çim Peka, i pyetur nëse Rama voton tre ligjet dhe sërish nuk merret statusi, si do të justifikohen përballë shqiptarëve,  u përgjigj: ” E vetmja që mund të bëjmë është të përmbushim detyrimet tona, dhe për sa kohë ne nuk i kemi përmbushur absolutisht ne nuk mund të tregojmë me gisht për aleatët apo partnerët tanë strategjik në Bruksel. Kështu që në rast se ju thoni ka një shans që statusi të bllokohet edhe me plotësimin e kushteve atëherë ky do të ishte argument për zotin Rama që ai ta përdorte duke thënë se opozita e bëri punën e saj dhe ta tregonte gishtin nga qeveria se ajo e ka problemin me Brukselin, pse se bën Rama? Pra pse ai, ndërkohë që ne presim me kartonin jeshil në dorë, ku janë tre ligjet që kanë dy muaj që rrinë aty, Rama thotë Fierit, pastaj thotë Kryeministrin pastaj Ministrin dhe nxjerr pretekste nga më absurdet dhe nga më joseriozet dhe në rast se do ishte kështu a mund të shërbejë çështja e Fierit për të mbajtur peng këto tre ligje që qeverisë të mund t’i japësh në dorë atë që ju po thoni argumentin që nuk është qeveria po është…pra ta heqë këtë barrë Rama nga vetja e tij t’ja  lejë qeverisë, pse se bën? I qan hallin qeverisë ai, i qan hallin Berishës se në çpozicion vihet pas refuzimit të statusit, unë nuk besoj se do të ndodhë pavarësisht zhurmave të ndryshme që mund të ketë në arenën e ndryshme politike të Brukselit. I pyetur për takimet e sotme me Presidentin për kandidatin e Kryeprokurorit, zoti Patozi u përgjigj: “Ne sigurisht që jemi në pozita pasive, në pozita pritëse në rolin që ka Presidenti i Republikës për të zgjedhur kryeprokurorin   e ardhshëm, ajo që mund të thuhet është që ne kërkojmë në radhë të parë e mbi të gjitha, integritetin moral e profesional në të gjitha kuptimet e kësaj fjale”. Ndërsa për mundësinë e bashkëpunimit me LSI-në për të votuar Kryeprokurorin e ri, zoti Patozi u shpreh: “Ne mund të konsultohemi me aleatët tanë atëherë kur të do të ketë një emër, kur do të ketë një dekret. Ne nuk mund të diskutojmë për kritere sepse dhe aleatët tonë, nuk do të habitesha që edhe opozita të kishte të njëjtat kritere si ne dhe nuk besoj se do të ndahemi në kritere.”