Patozi-Bashës: Të ngresh gishtat për fitore, si të bësh dasmë në vdekje

477
Rezultatet e zgjedhjeve lokale të 21 qershorit janë bërë pjesë e debatit në seancën e stome plenare. Gjatë fjalës së tij, deputeti demokrat, Astrit Patozi, teksa deklaroi se këto zgjedhje ishin një dështim, u ndal tek Bashkia e Vorës, në të cilën u regjistruan dhe disa probleme. Nga ana tjetër, Patozi indirekt i doli kundër kryetarit të PD-së, Lulzim Basha me fjalën e tij, pasi theksoi se ‘kam dëgjuar disa që flasin për fitore. Por të ngresh gishtat e fitores, është njësoj se të bësh damës në vdekje’.
“Sot të rëndësishme janë zgjedhjet dhe për atë do flas. Ne i humbëm qartësisht, por edhe qeveria nuk i fitoi dot zgjedhjet, nuk ka asnjë nonsens logjik se ka ndodhur edhe herë të tjera, që betejat të mbyllen pa fitues. Në letër qeveria ka arritur rezultat të mirë, jo se Meta bën sikur i ka ngelur qejfi me Ramën se ka kapur udhëheqës socialiste që nuk kanë rënë në dashuri me LSI. Shqipëria po merr emrin e partive pulitke. Prej të hënës mësuam se jemi pa të drejtë, dhe se Republika jonë ka rënë. Kjo nuk ka të bëjë me humbjen e PD. Nuk kemi pse mallkojmë. Është konfirmuar se ky sistem është i kalbur dhe 21 qershori është rasti më i mirë. Nuk kisha ndërmend ti kthehesha zgjedhjeve në Vorë, pasi mund të zgjas shumë netë dimri. Me gjithë represionin e qeverisë, kandidati i PD fitoi, Nuk doja të flisja për një humbje të madhe dhe fitore të vogël. Meta do të blejë votat mbi tavolinë. KQZ dhe kolegji Zgjedhor është nën ndikimin e Metës. Ditën e zgjedhjeve, ambasadorja e BE-së, Vlauhtin se ishte shoqëruar dhe nga shumë truproja të LSI-së. Po i drejtohem Ramës e Metës- iu bëfsh pushka top për Vorën. Pasi ta keni grabitur, merrni dhe ato bashki që kanë ngelur, që ti bëhet qejfi Ramaës e Metës. Mbase i rregullohet qejfi dhe Ramës me Metën se është bërë tragjedia e radhës. 
Çfarë mund të bënin më shumë Rama e Meta? Meta është mërzitur se nuk ka arritur 100 për qind të pushtetit kur është në zehnitin e tij. Dhe nuk ka faj. Rama më shumë është i mërzitur se është mërzitur Iliri. Ndaj dhe festa e PS ngjante si vaki dhe jo si festë. Nëse flasim për numra, ajo që është fituese është LSI, por nuk ngopet kurrë. Nuk shoh ndonjë ndryshim përveç deleve në këtë sallë dhe ata që shesin votën, vetëm se ne e kemi më shtrenjtë. Populli asnjëherë nuk gabon. Fitoret e mafies janë të përkohshme. Shqiptarët po presin një ofertë të re për të dalë nga kjo shpifësirë. Për momentin të bëjnë qejf Edi Rama me Ilir Metën. Ne i humbëm zgjedhjet por qeveria nuk i fitoi.”, u shpreh Patozi. Sakaq, i menjëhershëm ishte dhe kundërpërgjigja e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, i cili pohoi duke ironizuar se ‘I keni fituar po kot e ke’.
Sigal