Patozi: Basha na bëri gazi i botës

519
Deputeti Astrit Patozi, i mbetur jashtë garës për kryetar në Partinë Demokratike, ka kritikuar mënyrën e zhvillimit të fushatës brenda partisë nga Lulzim Basha. Me ironi, ai ka “goditur” veprimet e Bashës, duke i krahasuar me ato të deputetëve socialistë nëpër rrethe. “Na ke bërë, realisht, gazin e botës. Sikur të mos mjaftonin talljet e fushatës me barsoleta tepsie dhe me çunin e mirë, që donte të pinte dy nëna dhe loja me ngjyrat dhe simbolet tona. Tani në lajme po shohim përditë drejtues dhe deputetë të Partisë Socialiste, që u marrin mendimin njerëzve, pasi u kanë marrë votat, dhe kryetarin tonë, që u kërkon votën atyre, pasi u ka marrë mendimin. A thua se ne kemi fituar dhe Edi Rama ka humbur në këto zgjedhje. Këtë, të paktën, mund t’ia kishe kursyer demokratëve, Lulzim Basha!”, shkruan Patozi në rrjetet sociale. Astrit Patozi deklaroi se do të kandidonte për kreun e PD-së, por më pas hoqi dorë, duke pretenduar respektimin e rregullave dhe barazisë mes kandidatëve.
Sigal