Pasuritë e gjyqtares Enkela Bajo-Vlora. A do hetohet nga komisioni i vettingut, ONM, KLD, antikorrupsioni, ILDKPI dhe përfaqësitë diplomatike pastërtia e figurës

2175
Sigal

A do hetohet nga komisioni i vettingut, ONM, KLD, antikorrupsioni, ILDKPI dhe përfaqësitë diplomatike pastërtia e figurës, marrja e kompensimeve me truall në qendër të Tiranës, ndërtimet e paligjshme të gjyqtares

Ja pasuritë marramendëse të vetëdeklaruara nga gjyqtarja Enkela Bajo-Vlora

Në kuadrin e verifikimit të figurës së pastërtisë së gjyqësorit shqiptar, po rizbardhim vetëdeklarimin e pasurisë së gjyqtares Enkela Bajo-Vlora, mënyrën e marrjes dhe vënies së saj, a është cenuar pastërtia e figurës së saj nëpërmjet veprimeve apo mosveprimeve, a janë shkelur ligjet mbi ndërtimin e paligjshëm, marrjen e kompensimeve në zemër të Tiranës, shitblerjet dhe transfertat e mjeteve dhe atyre bankare.

Në vëmendje të komisionit të vettingut, ONM, KLD-së, antikorrupsionit, ILDKPI dhe përfaqësuesve të nderuar të ambasadave perëndimore të akredituara në Tiranë.

Ja pasuria e vetëdeklaruar:

Pronare në Ullishte me sip. 20.000 (njëzet mijë) metra katrorë me Ligjin 7501, pronare në një truall 1170 metra katrorë në Vlorë i marrë nga kthim-kompensimi i pronave, pronare në një truall me sipërfaqe 744 metra katrorë në Tiranën e Re, marrë si kompensim nga kthimi i pronave.

  • Është bashkëpronare në një apartament, 1+1, por pa e përcaktuar se sa metra katrorë është;
  • Apartament me sipërfaqe 140 metra katror, ndodhet në Tiranë, ndërtuar me të ardhurat e nënës. (Kjo do të analizohet në vijim për shkak të shumë shkeljeve ligjore)
  • Pronare në një truall 1170 metra katror në Vlorë i marrë nga kthim-kompensimi i pronave;
  • Pronare në Ullishte me sip. 20.000 (njëzet mijë) metra katror me Ligjin 750, por që në akt marrje në pronësi figurojnë 21.566 datë 15.10.1996?!
  • Truall me sipërfaqe 744 metra katror në Tiranën e Re, marrë si kompensim nga kthimi i pronave;
  • Makinë e tipit Benz, blerë në 2006 me të ardhurat nga nëna;
  • Automjet (veturë) tip. Audi blerë 460.000 lekë në prill 2004;
  • Shitje makine Benz në vlerën 350.000 lekë;
  • Shitje makine në 5 maj 2015 në vlerën 300.000 lekë, por pa përcaktuar se çfarë lloj makine?
  • Blerje makine bashkëshorti 300.000 lekë në 23 maji 2015;
  • Automjet i llojit Peugeot, dhuratë nga bashkëshorti;
  • Bashkëshorti pronar i tre apartamenteve, një e ka shkëmbyer, por nuk deklarohet sa është përqindja me pjesëtarët e tjerë?!
  • Të ardhura nga cilësia si eksperte pranë shkollës së Magjistraturës;
  • Të ardhura nga mësimdhënia në Universitetin Evropian të Tiranës;
  • Të ardhura nga paga si gjyqtare pranë gjykatës së shkallës parë Tiranë;
  • Shpërblime nga gjykata e rrethit Tiranë;
  • Shtesa në llogarinë bankare 606.000 lekë, në 50% të vlerës;
  • Numër llogari rrjedhëse në emrin e bashkëshortit për vajzën) 410.000 lekë;
  • Derdhje mujore bankare 10.000 lekë për llogari të vajzës
  • Marrje leje e legalizimit në 15 mars 2013;
  • Të ardhurat nga paga si gjyqtare vetëm për vitin 2017 është 1.698. 838 lekë (neto 1.308,838 lekë) dhe bashkëshorti bruto 1.139.057 lekë.