Pasuritë e deputetëve/ Erdhën për herë të parë në Parlament, por me “xhepat plot”. Pronat, llogaritë bankare dhe të…

1232
Pasuritë e deputetëve të rinj, lista e llogarive dhe banesave

“Telegraf” vijon botimin e pasurive të deputetëve të rinj të Kuvendit. Përpara se të hynin në sallën e Parlamentit, ata kishin një të shkuar të suksesshme në biznese, profesione të lira dhe sipërmarrje. Sipas “Open Data Albania”, disa prej tyre janë trashëgimtarë të pasurive të patundshme, titujve pronësor apo likuiditeteve. 

1 – Ilir Ndraxhi
Pasuri të paluajtshme
1) Pronar me 100 % i një sip. 2000 m2 në Durrës përfituar nëpërmjet kontratës së shitblerjes dt. 06.12.2007 me të ardhura nga babai, i cili ka ushtruar aktivitet tregtar me shoqërinë “Nraxhi” sh.p.k nga 21.03.1994 – 12.02.1999, të ardhura nga aktiviteti tregtar i shoqërisë “IAM” sh.p.k dhe të ardhura personale të kursyera ndër vite, vlera 380.000 lekë. 

2) Pronar me 100 % i një pasurie me sip. 2000 m2 në Durrës, përfituar sipas kontratës së shitblerjes dt. 31.08.2008 nga të ardhura nga babai, i cili ka ushtruar aktivitet tregtar me shoqërinë “Nraxhi” sh.p.k nga 21.03.1994 – 12.02.1999, të ardhura nga aktiviteti tregtar i shoqërisë “IAM” sh.p.k dhe të ardhura personale të kursyera ndër vite, vlera 1.426.000 lekë. 

3) Pronar me 100 % i një pasurie me sip. 4500 m2 në Xhafzotaj, Durrës përfituar me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi dt. 17.02.1997, sipas ligjit “Për tokën” dt. 19.07.1991. 

4) Pronar me 100 % i një pasurie tokë-truall me sip. 1005 m2, sip. ndërtimore 120 m2 në Durrës, përfituar me kontratë shitblerje dt. 29.03.2010 të ardhura nga babai i cili ka ushtruar aktivitet tregtar me shoqërinë “Nraxhi” sh.p.k nga 21.03.1994 – 12.02.1999, të ardhura nga aktiviteti tregtar i shoqërisë “IAM” sh.p.k dhe të ardhura personale të kursyera ndër vite, vlera 4.773.750 lekë. 

5) Pronar me 100 % i një ap. me sip 114 m2 në Durrës përfituar me kontratë shitblerje dt. 06.12.2004 me të ardhura nga babai, të ardhura nga aktiviteti tregtar i shoqërisë “IAM” sh.p.k dhe të ardhura personale të kursyera ndër vite, vlera 1.500.000 lekë. 

6) Pronar me 100 % i një pasurie truall – ndërtesë me sip. 234.3 m2, nga e cila 77 m2 ndërtesa në Kavajë, përfituar me kontratë shitje dt. 08.03.2005, kontratë shitje dt. 12.10.2011, lidhur me ALUIZNI-n për kalimin e së drejtës së pronësisë së truallit dhe lejes së legalizimit për objektin shtesë anësore + shtesë kati, 1 kat në objektin ekzistues 1 kat shtesë blerë me të ardhura nga aktiviteti tregtar i shoqërisë ndërsa vlera e investimit nga të ardhura personale të kursyera ndër vite. Vlera e pasurisë 2.050.000 lekë.

7) Bashkëpronar me bashkëshorten i një trualli me sip. 206.42 m2 nga kjo 174.42 m2 ndërtesë në Durrës, përfituar me kontratë shitblerje truall+ndërtesë dt. 04.05.2012, blerë me të ardhura nga babai, të ardhura nga aktiviteti tregtar i shoqërisë “IAM” sh.p.k dhe të ardhura personale të kursyera ndër vite, vlera 7.300.000 lekë. 

8) Pronar me 100 % i një sip. 5969 m2 truall + 1197 m2 ndërtesë marrë sipas aktit të dorëzimit dt. 15.11.2009 në përfundim të procesit të likuidimit të shoqërisë “Prodhime metalike” sh.a, sipas të cilit bëhet kalimi i aktiveve afatgjatë truall + ndërtesë në këmbim të shlyerjes përfundimtare të aksioneve në masën 100 %. Këmbim në vlerë 100 % të aksioneve me vlerë 11.644.025 lekë. 

9) Pronar me 100 % i një trualli me sip. 430 m2, sip. ndërtimi 229 m2 në Durrës, marrë sipas kontratës së shitblerjes dt. 07.04.2010 me shoqërinë “Dilaver Domi” sh.p.k, pasuri kjo e siguruar nga të ardhura nga babai, të ardhura nga aktiviteti tregtar i shoqërisë “IAM” sh.p.k dhe të ardhura personale të kursyera ndër vite, vlera 2.042.500 lekë. 

10) Pronar me 100 % i një trualli në Xhafzotaj të Durrësit, me sip. 6399 m2 në të cilin ndodhet një ndërtesë me sip. 3453 m2. Kjo pasuri vjen si bashkim i pasurisë me sip. 5969 m2 truall + 1197 m2 ndërtesë sipas aktit të dorëzimit dt. 15.11.2009 në përfundim të procesit të likuidimit të shoqërisë ‘Prodhime metalike’ sh.a dhe pasurisë truall me sip. 430 m2 dhe sip. ndërtese 229 m2, vendimi i KRRT-së nr. 1 dt. 21.01.2011 për miratimin e sheshit të ndërtimit, destinacionit dhe funksionet e tij në sip. 3954 m2.

Likuiditete
1) Gjendja e llogarisë bankare deri më 09.09.2017, nga të ardhura personale, 4.628 lekë. 
2) Gjendja e llogarisë bankare deri më 09.09.2017, të ardhura personale, 26.285 lekë. 
3) Gjendja e llogarisë bankare deri më 09.09.2017, të ardhura personale, 453.79 dollarë. 
4) Gjendja e llogarisë bankare deri më 05.10.2017, të ardhura nga paga dhe depozitimi i gjendjes cash, 1.463.807 lekë. 
5) Gjendja e llogarisë bankare deri më 09.09.2017, kursime personale, 119.41 euro. 
6) Djali Armando Ndraxhi, kartë krediti me limit 280.000 lekë. 
7) Kredi bankare në cilësinë e dorëzanësit (kontratë kredie dhënë shoqërisë “IAM” sh.p.k dt. 26.05.2017.), detyrimi i mbetur pashlyer, 130.199.573 lekë. 
8) Kredi bankare në cilësinë dorëzanësit, (kontratë kredie dhënë shoqërisë “IAM” sh.p.k dt. 26.05.2017.), detyrimi i mbetur pashlyer, 1.695.953 dollarë. 
9) Kredi bankare në cilësinë dorëzanësit sipas kontratës dt. 26.05.2017, detyrimi i mbetur pashlyer 11.999.076 lekë. 
10) Kredi bankare në cilësinë dorëzanësit sipas kontratës dt. 26.05.2017, detyrimi i mbetur pashlyer 783.734 dollarë. 
11) Kredi bankare në cilësinë dorëzanësit sipas kontratës dt. 26.05.2017, detyrimi i mbetur pashlyer 113.272.679 lekë. 
12) Bashkëshortja Liljana Ndraxhi, gjendja e llogarisë bankare deri më dt. 28.09.2017, 26.712 lekë. 
13) Djali Armando Ndraxhi, gjendja e llogarisë bankare deri më 04.09.2017, të ardhura nga paga si punonjës i firmës “IAM” sh.p.k, 54.552 lekë.

Tituj financiarë
1) Aksioner në shoqërinë “Prodhime Metalike” sh.a, sipas kontratave të shitblerjes së aksioneve.
2) Ortak me 50 % në shoqërinë “IAM” sh.p.k themeluar sipas vendimit dt. 12.03.1999, investim i babait, vlera e kapitalit 100.000 lekë. 
3) Ortaku i vetëm i shoqërisë “IAM” sh.p.k pas blerjes së 50 % të kuotave të ortakut tjetër nëpërmjet kontratës së shitjes dt. 06.03.2006 në vlerën 12.550.000 lekë, shoqëria lënë nga babai. Vlera e kapitalit të shoqërisë 25.100.000 lekë. 
4) Ortak me 72 % i shoqërisë “IAM” shp.k pas bashkimit me përthithje me shoqërinë “Glan” sh.p.k, sipas vendimit dt. 22.08.2015 dhe aktmarrëveshjes me dy palëve për bashkimin e shoqërisë. Vlera e aksioneve pas bashkimit, 120.100.000 lekë.

Të ardhura
Nga paga si administrator në shoqërinë “IAM” sh.p.k, 1 140 000 lekë.
Të ardhura qiradhënie
1) Nga kontrata e qirasë me shoqërinë “A.L ASFALT” sh.p.k në vlerë 10.000 lekë në muaj me afat 1-vjeçar, totali 120.000 lekë. 
2) Nga kontrata e qirasë me shoqërinë “AGRO-MENS” sh.p.k në vlerë 10.000 lekë në muaj me afat 5-vjeçar, (mbyllur pas 9 muajsh), 90.000 lekë. 
3) Nga kontrata e qirasë me shoqërinë “AGRO-MENS” sh.p.k në vlerë 26.000 lekë në muaj me afat 5-vjeçar, (mbyllur mbas 20 muajsh), 520.000 lekë.
Të ardhura nga detyrime të shlyera nga të tretë
Bashkëshortja Liljana Ndraxhi, të ardhura nga paga si punonjëse pranë shoqërisë “IAM” sh.p.k, 30.000 lekë/muaj, 270.000 lekë.
2 – Nuri Belba
Pasuri të paluajtshme
1) Banesë me dy kate me sip. 118.7 m2 kati i parë, 132.8 m2 kati i dytë dhe 9.4 m2 bodrumi, në Librazhd. Shtëpia është ndërtuar nga viti 1995 deri 2004, legalizuar më 09.02.2017, por e pahipotekuar, me kursime nga të ardhurat familjare dhe ndihmë nga vëllezërit Belba, vlera 1.307.460 lekë. 
2) Bashkëpronar së bashku me bashkëshorten i një ap. banimi me sip. 61 m2 në Tiranë, blerë më 19.08.2016 me kursime nga të ardhurat familjare ndër vite në shumën 19.000 euro dhe huamarrje nga një person fizik në shumën 15.000 euro, vlera totale 34.000 euro. 
3) Tokë bujqësore me sip 5 000 m2 në Shkumbin përfituar nga ligji 7501, por e pahipotekuar.

Likuiditete
1) Kredi konsumatore marrë më 09.09.2017 në shumën 37.164 lekë. Detyrimi i mbetur pashlyer 37.164 lekë. 
2) Overdraft, detyrimi më 09.09.2017, 57.930 lekë. 
3) Huamarrje te një person fizik për blerje ap. banimi, 15.000 euro.

Automjete
Shpenzime për një autoveture tip “Mitsubish”, prodhim i vitit 1998, blerë në vitin 2017 me kursime nga të ardhura familjare, vlera 3.000 euro.
Të tjera
1) Të ardhura nga puna si nënkryetar i Bashkisë Përrenjas, (janar-gusht 2017), 431.136 lekë.
2) Bashkëshortja Flutura Belba, të ardhura nga puna në Posta sh.a, Qukës (janar – shtator 2017), 216.510 lekë.
3 – Edlira Bode

Pasuri të paluajtshme
Bashkëshorti Adi Hoxha, pronar me 100 % i 2.9 dynym tokë bujqësore përfituar sipas ligjit 7501 në Progër-Devoll.

Likuiditete
1) Gjendja e llogarisë bankare më 11.05.2016, – 48.879 lekë. 
2) Gjendja e llogarisë bankare joaktive (në bashkëpronësi me bashkëshortin me 50 % secili), më 11.05.2016, 6.09 euro. 
3) Gjendja e llogarisë bankare joaktive më 1.05.2016, 0 lekë. 
4) Gjendja cash më 11.05.2016, të ardhura nga pagat, 500.000 lekë. 
5) Kredi personale në shumën 1.000.000 lekë, filluar në tetor 2013 me afat 7 vjet. Detyrimi i mbetur pashlyer, 742.742 lekë. 
6) Kredi konsumatore në shumën 25.990 lekë, filluar në dhjetor 2014 me afat shlyerje 24 muaj. Detyrimi i mbetur pashlyer 9.573 lekë. 
7) Overdraft me limit 100.000 lekë. Detyrimi i mbetur pashlyer 48.879 lekë. 
8) Bashkëshorti Adi Hoxha, gjendja e llogarisë bankare më 11.05.2016, të ardhura nga pagat, 24.175 lekë. 
9) Bashkëshorti Adi Hoxha, gjendja e llogarisë së pagës më 11.05.2016, 68.000 lekë.

Automjete
1) Bashkëpronare me 50 % (pjesë e regjimit martesor, 50 % me 50 % me bashkëshortin) e një autoveturë tip “Fiat Seicento”, vit prodhimi 2002, blerë me të ardhura nga pagat më 17.01.2011, vlera 300.000 lekë. 
2) Bashkëshorti Adi Hoxha, pronar me 100 % i një autoveturë tip “Opel Astra”, vit prodhimi 2000, blerë me të ardhura nga pagat më 21.05.2013, vlera 1.000 euro.
Të ardhura
1) Të ardhura nga paga si mjeke ORL në Spitalin Rajonal Korçë, (1 janar – 11 maj 2016), 231.529 lekë. 
2) Të ardhura nga paga si Drejtore e Spitalit Rajonal, Korçë (11.05.2016 – 31.12.2016), 575.126 lekë. 
3) Të ardhura nga dieta dhe honorare si Drejtore e Spitalit Rajonal, Korçë (11.05.2016 – 31.12.2016), 66.640 lekë.

4 – Ismet Beqiraj
Pasuri të paluajtshme
1) Pronar me 50 % (pjesë e regjimit martesor 50 % me 50 % me bashkëshorten) i një ap. banimi me sip. 112.97 m2, dubleks kati III dhe IV, vendndodhja Ballsh. Ap. është përfituar me vendim dt. 20.09.1995 të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Ballsh dhe “Kontratës së shitjes me kusht” nga Enti i Banesave, Fier. Vlera e ap. ndërtuar me fonde shtetërore është 1.850.787 lekë nga e cila është zbritur vlera e ap. që ka poseduar deklaruesi nga privatizimi i banesave para vitit 1990 prej 697 567 lekë, banesë që i është dorëzuar Entit të Banesave, Fier. Kontrata e shitjes së ap. nga Enti i Banesave, Fier lidhur me vlerën 1.198.968 lekë është bërë në zbatim të VKM-së. Të ardhurat janë siguruar nga kredia e marrë nga EKB-ja me afat 10 vjet dhe normë interesi 0 %, kredi e shlyer plotësisht me të ardhura familjare dhe personale ndër vite. 
2) Pronar me 50 % i një ap. banimi në bashkëpronësi me vëllain, me sip. 53.1 m2 në Durrës, blerë sipas kontratës së shitjes dt. 17.08.2001 me të ardhura familjare dhe personale ndër vite. Vlera e ap. blerë nga firma “Kalaj” sh.p.k, 1.200.000 lekë, vlera e pjesës takuese 600.000 lekë. 
3) Ap. banimi me sip. 91.5 m2 në Tiranë blerë nga shoqëria “I. Ferra” sh.p.k, më dt. 11.10.2001 me 6.100 dollarë të ardhura familjare dhe nga puna në vite dhe 22.000 dollarë dhuruar nga vëllai që ka një aktivitet privat, firmë ndërtimi. Vlera e ap. vlera 31.000 dollarë. Kontrata e shitjes është likuiduar në shumën 28.100 dollarë. Pjesa prej 3.000 dollarë do të likuidohet në momentin e hipotekimit të apartamentit.

Likuiditete
1) Gjendja e llogarisë bankare më 09.09.2017, të ardhura nga pagat, 150.094 lekë. 
2) Gjendja e llogarisë bankare më 09.09.2017, të ardhura nga pagat, 70 lekë. 
3) Gjendja e llogarisë bankare më 09.09.2017, të ardhura nga pagat, 61.91 lekë. 
4) Kredi bankare për blerje pajisjesh shtëpiake në shumën 250.000 lekë, marrë më 22.01.2014 me afat 5 vjet, normë aktuale interesi 19.19 % dhe normë efektive interesi 22.16 %, kësti mujor 6.521 lekë. Detyrimi i mbetur pashlyer, 96.164,70 lekë. 
5) Detyrim i mbetur ndaj shoqërisë “I. Ferra” sh.p.k në shumën 3.000 dollarë në bazë të kontratës së sipërmarrjes dt. 11.10.2001 për blerje ap me sip. 91.5 m2 në Tiranë, detyrim që do të likuidohet në momentin e hipotekimit të ap. 
6) Bashkëshortja Nadire Beqiraj, gjendja e llogarisë bankare deri më 09.09.2017, të ardhura nga pagat, 42.628 lekë. 
7) Vajza Erinda Beqiraj, gjendja e llogarisë bankare deri më 09.09.2017, të ardhura nga pagat, 30.54 lekë. 
8) Vajza Erinda Beqiraj, gjendja e llogarisë bankare deri më 09.09.2017, të ardhura nga pagat, 230 lekë. 
9) Vajza Ervisa Beqiraj, gjendja e llogarisë bankare deri më 09.09.2017, të ardhura nga pagat, – 49.609,68 lekë. 
10) Vajza Ervisa Beqiraj, overdraft në vlerën 120.000 lekë, filluar në korrik 2017 me afat 12-muaj. Detyrimi i mbetur pashlyer, 49.609,46 lekë. 
11) Vajza Ina Beqiraj, gjendja e llogarisë bankare deri më 09.09.2017, të ardhura nga pagat, – 42.875 lekë. 
12) Vajza Ina Beqiraj, overdraft në vlerë 55.000 lekë dt. fillimi mars 2016 – 25.02.2020. Detyrimi i mbetur pashlyer, 55.000 lekë.

Të tjera
1) Të ardhura nga angazhimi si pedagog në ILA publik, pranë Departamentit të Kimisë Industriale në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universitetin e Tiranës ku përfshihen të ardhurat nga: paga mujore, orët e mësimdhënies shtesë, udhëheqja e doktoraturave, pjesëmarrja si oponent në komisionet e mbrojtjes së disertacioneve dhe angazhimi si bashkëpunëtor pranë AKAFPK, Tiranë për hartimin e skelet-kurrikulave të arsimit profesional në Shqipëri deri më 09.09.2017, 1.043.882 lekë.
2) Bashkëshortja Nadire Beqiraj, të ardhura si specialiste Azhornuese pranë Ujësjellës-Kanalizimeve, Tiranë, (01.01.2017 – 09.09.2017), 482.650 lekë. 
3) Vajza Erinda Beqiraj, të ardhura nga paga si specialiste pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm dhe Kujdesit Shëndetësor, (01.01.2017 – 09.09.2017) 246.369 lekë. 
4) Vajza Ervisa Beqiraj, të ardhura nga paga si specialiste në Departamentin e Financës në një bankë (01.01.2017 – 09.09.2017.), 347.123,46 lekë. 
5) Vajza Ina Beqiraj, të ardhura nga paga si specialiste Sistemesh në Drejtorinë e Teknologjisë dhe Informacionit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Postës Shqiptare, (01.01.2017 – 09.09.2017.), 220.098 lekë.

5 – Tatjana Piro
Pasuri të paluajtshme
1) Pronare me 100 % e një shtëpie banimi me sip 55 m2 në Lushnjë, blerë më 21.07.2003 me të ardhura nga aktiviteti i shoqërisë “Vizion”, vlera 500 000 lekë. 
2) Pronare me 100 % i një toke truall 1000 m2 në Divjakë, Lushnjë, përfituar nga privatizimi (si punonjësve e ish-ndërmarrjes etero-vajore, Lushnjë), blerë me këste për 10 vjet më 12.11.1994, me të ardhura të krijuara nga shoqëria ‘Vizion’, vlera 1.710.190 lekë. 
3) Pronare me 100 % e një toke kullotë në Jalë, Vlorë me sip. 7850 m2 blerë më 12.11.2010 me të ardhura të krijuara nga aktiviteti i shoqërisë së ndërtimit, vlera 1.559.990 lekë. 
4) Pronare me 100 % e një toke ullishte me 110 rrënjë ullinj të vlerë me kontratë (10 000 lekë/rrënja), në Lushnjë, blerë më 20.12.2005 me të ardhura të krijuara nga bar-restoranti dhe shoqëria, vlera 1.100.000 lekë. 
5) Pronare me 100 % e një toke arë me sip. 8960 m2 në Lushnjë përfituar nga ligji 7501 si punonjëse e Ndërmarrjes Pyjore, Lushnjë me 19.05.2000. 
6) Pronare me 100 % e një lokali 2 kate plus 3 kate nëntokë, marrë me kredi, vlera 60.000.000 lekë. 
7) Bashkëshorti Mezan Piro, pronar me 100 % i një shtëpie banimi me sip. 48 m2 në Lushnjë, përfituar nga privatizimi në vitin 1990. Shuma e paguar për privatizim, 24.000 lekë. 
8) Bashkëshorti Mezan Piro, pronar i një toke ullishte me 100 rrënjë ullinj privatizuar sipas ligjit 7501 sipas aktit të pronësisë dt. 20.02.2003, (500 lekë/rrënja) në Lushnjë me sip. 4000 m2, vlera 50.000 lekë. 
9) Djali Elvis Piro, pronar me 100 % i një shtëpie banimi me sip. 117 m2, Tiranë, blerë me kredi, vlera 98.000 euro.

Likujditete
1) Gjendja e llogarisë bankare, 1.000.633 lekë. 
2) Gjendja e llogarisë bankare, 12.818,87 dollarë. 
3) Gjendja e llogarisë bankare, 51.487,63 euro. 
4) Kredi bankare marrë më 09.01.2017 me afat 12 muaj, 9.900.000 lekë. Deri më 30.09.2017 janë likuiduar 239.297 lekë dhe janë llogaritur interesa në shumën 171.000 lekë. Detyrimi i mbetur pashlyer, 9.998.083 lekë. 
5) Kredi bankare, 50.000.000 lekë, nga të cilat 30.000.000 në formë kredie dhe 20.000.000 lekë në formë overdrafti, kësti mujor i kredisë 456.463 lekë. Detyrimi i mbetur pashlyer, 36.601.782,51 lekë. 
6) Bashkëshorti Mezan Piro, gjendja cash 1.756.765 lekë. 
7) Djali Elvis Piro, kredi bankare më 05.06.2013, 98.000 euro me afat 20 vjet, kësti mujor 475 euro. Detyrimi i mbetur pashlyer, 79.751,28 euro.

Automjete
1) Pronare me 100 % e një automjeti tip “Benz”, blerë me të ardhura të krijuara nga shoqëria, vlera 14.000 euro. 
2) Bashkëshorti Mezan Piro, pronar me 100 % i një autoveture tip “Land Rover Freelander” e vitit 1999, blerë me kursime nga paga dhe pensioni, vlera 100.000 lekë. 
3) Djali Elvis Piro, pronar i një autoveture tip “Audi A3”, vit prodhimi 2001, vlera 2.600 euro.

Sende me vlerë
1) Pronare me 100 % e disa sendeve me vlerë (bizhuteri) të trashëguara nga familja Nurçe e ardhur nga Çamëria, vlera 2.800.000 lekë. 
2) Pronare me 100 % e disa sendeve me vlerë (bizhuteri), të blera gjatë 20 viteve, 320.000 lekë.

Të tjera
1) Të ardhura të krijuara nga shoqëria e grumbullimit të bimëve etero-vajore “Vizion”, 25.285.200 lekë. 
2) Të ardhura të krijuara nga bar restorant “Blerimi” deri më 31.05.2017, 11.271.884 lekë. 
3) Të ardhura të krijuara nga shoqëria e ndërtimit “I.B.N”, 23.553.950 lekë. 
4) Bashkëshorti Mezan Piro, të ardhura nga paga si arsimtar dhe punonjës bashkie, 1.498.700 lekë. 
5) Djali, të ardhura nga paga, 9.984.000 lekë.
6) Të ardhura të krijuara nga toka bujqësore, 5.200.000 lekë.
Sigal