Pasuria më e madhe e shqiptarëve, sot në ankand

80

Erjon Braçe, deputeti i PS-së: “Ky është qëndrimi im, opozita zyrtare po hesht frikshëm!”
Nesër në mëngjes kryhet akti i shitjes së “Albpetrol”, kompanisë publike të naftës në Shqipëri: Hapen zarfet me çmimin që kinezët, rusët, serbët etj, i caktojnë kompanisë sonë “Albpetrol”! Pavarësisht kundërshtisë për një proces të tillë, pavarësisht hyrjes së procesit në një zonë rreziku, ku prej saj mund të ndryshojë edhe politika strategjike e Shqipërisë-për shkak të saj edhe kombit, Sali Berisha po i shkon deri në fund shitjes së kompanisë më të madhe dhe unike në vend! Muaj më parë, Sali Berisha kaloi në Kuvend një ligj me anë të të cilit i kalon kompanisë “Albpetrol” të gjitha të drejtat mbi vendburimet e naftës, zonat naftëmbajtëse në tokë e det, kontratat aktuale dhe pjesën e shtetit në to, së fundi edhe të drejtën për të ndërtuar rrjetin kombëtar të gazit! Pra, “Albpetrol”, tani kompani private do të ketë të drejta që kudo i kanë shtetet sovrane: të japë leje për kërkim vendburimesh, të japë leje për shfrytëzim vendburimesh, të marrë pjesën e shtetit në kontratat aktuale, të marrë pas 20 vitesh edhe vendburimet e lëshuara me kontrata sot, të kontrollojë vetë apo të japë leje për ndërtimin e rrjetit kombëtar të gazit! Të gjitha të drejtat që i takojnë shtetit shqiptar! Të shitura tek një kompani private Deri më sot i kishte agjencia kombëtare. E burimeve natyrore shqiptare!! Ky është supermonopoli që nuk do të kenë shqiptarët përmes shtetit të tyre! Jooooooo! Këtë do ta ketë një privat që e zgjedh Berisha!! Në anë tjetër, më këtë privatizim, Sali Berisha e nxjerr shtetin nga sektori strategjik i naftës. Jashtë nga e gjithë industria e naftës!!! Sot Sali Berisha ka lëshuar: Kërkimin e vendburimeve të naftës; Prodhimin e naftës; Përpunimin e rafinerimin e naftës. Asgjë publike, e gjithë industria private madje pothuajse monopol privat. Por tërësisht e dështuar! Madje duke penguar zhvillimin! Kërkimi i naftës ka dështuar: asnjë vendburim i ri naftë nuk është zbuluar e nuk i është shtuar vendburimeve ekzistuese të naftës; Prodhimi i naftës është shtuar por rezulton thjesht plaçkitje: kontratat, ato dy kryesoret nuk janë zbatuar, ndërkohë Buxheti i Shtetit ka marrë zero lekë nga fitimi prej prodhimit të naftës; Ky është produkti i privatizimit dhe dështimi po merr peng zhvillimin e industrisë së naftës, pasuritë më të mëdha të shqiptarëve!! Imagjinoni, ne nxjerrim nga nëntoka 1 milion ton naftë, më shumë se dyfishi i konsumit tonë vjetor, të cilin e importojmë me 1020 dollarë për ton, 40% më shtrenjtë seç shesim naftën tonë!Ndaj ne vijojmë të jemi të varfër! Sali Berisha mbetet i pasur! Fusnote: Ky është qëndrimi im, opozita zyrtare po hesht frikshëm.
Somario
Pra, “Albpetrol”, tani kompani private do të ketë të drejta që kudo i kanë shtetet sovrane: të japë leje për kërkim vendburimesh, të japë leje për shfrytëzim vendburimesh, të marrë pjesën e shtetit në kontratat aktuale, të marrë pas 20 vitesh edhe vendburimet e lëshuara me kontrata sot, të kontrollojë vetë apo të japë leje për ndërtimin e rrjetit kombëtar të gazit! Të gjitha të drejtat që i takojnë shtetit shqiptar! Të shitura tek një kompani priva

Privatizimi i “Albpetrol”, sot garë e fortë mes rusëve, amerikanëve dhe kinezëve
Privatizimi i “Albpetrol” paralajmëron një garë të fortë mes tre kompanive të mëdha, ruse, amerikane dhe kineze. Sot, në orën 12:00 në ministrinë e Ekonomisë hapet tenderi ndërkombëtar për privatizimin e paketës së aksioneve të kompanisë publike të nxjerrjes së naftës, “Albpetrol”, ndërkohë 19 kompani kanë tërhequr dokumentacionin përkatës.
Paketa e privatizimit të kompanisë “Albpetrol” përfshin kritere, ndër të cilat janë asetet, të drejtat nga Marrëveshjet Hidrokarbure të lidhura me kompaninë ekzistuese, licencat e tjera, prodhimi i naftës që realizohet, procedurat dhe kriteret e kualifikimit, etj. Privatizimi 100% i aksioneve të “Albpetrol” synon të sigurojë investime private në zhvillimin e sektorit, përmirësim të teknologjisë, sistem menaxhimi me standarde mjedisore, liberalizim të tregut të hidrokarbureve. Privatizimi i kompanisë publike të naftës “Albpetrol” u tentua para vitit 2005, por rezultoi pa sukses. Ligji për privatizimin e “Albpetrol”-it u miratua në Kuvend më 15 dhjetor 2011, i bazuar në ligjin “Për privatizimin e sektorëve strategjikë” të 1998-ës, ndërsa sivjet miratoi dhe Ligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7746, datë 28.7.1993 “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)”, i cili rregullon raportet e blerësit të “Albpetrol” me kompanitë e huaja që kanë me të Marrëveshje Hidrokarbure deri në 25 vjet. Sipas studimeve gjeologjike, Shqipëria ka rezerva mbajtëse të naftës në nëntokë në 480 milionë tonë, që kërkojnë investime për t’u bërë të shfrytëzueshme. Deri sot, vendi ka 30 milionë ton rezerva të nxjerrshme nafte.