Paskal Milo: Meta do të jetë presidenti më i mirë që mund të ketë patur Shqipëria në këto 25 vite

443
Paskal Milo ne nje Interviste per ABC ka vleresuar zgjedhjen e z.Meta si President i Shqiperise
Milo : Meta do të jetë ndër presidentët më të matur, më të arsyeshëm dhe më të ekuilibruar që mund të ketë pat Shqipëria në këto 25 vite të pluralizmit.
Meta president, ishte një zgjedhje që solli zgjidhje, ishte një zgjedhje e sforcuar për vetë Metën, ndoshta nuk do ta donte tani këtë presidencë apo ishte një dëshirë e plotësuar e tij, si e shikoni këtë lëvizje?
Për mua ishte një zgjedhje personale e detyruar e z. Meta në rrethanat kur ai në një klimë të tillë politike ku u investua jo pak, për të gjetur ekuilibrat dhe për t’i dhënë një zgjidhje kompromisi, nuk arriti. Dhe për mendimin tim ai pranoi që të shkojë në postin e Presidentit të Republikës për të vazhduar nga ky pozicion ndërmjetësimin e tij në një konflikt të ardhshëm politik që do të ketë padyshim, në situatat në të cilat ndodhemi midis dy krahëve të politikës shqiptar. Dhe një mënyrë që ai të dalë jashtë këtij rrethi vicioz të politikës dhe për ta parë këtë konflikt, jo duke qenë brenda po duke qenë pak sa jashtë, jo krejtësisht jashtë, por pak sa jashtë por që nuk e implikon atë drejtë për së drejti në një konflikt të mundshëm politik të ardhshëm
Duke qenë se do të jetë president i vendit, nëse ndodh një konflikt i mundshëm që parashikohet nëse PD nuk hyn në zgjedhje, mendoni se do të dijë të mbajë ekuilibrat z. Meta në situata të caktuara e ka dashur rolin e njeriut gjithëpërfshirës që ka ulur palët në tryezë, që ka ditur të bëj edhe presion, kam parasysh edhe reformën në drejtësi. mendoni se do të vazhdoj ta mbaj këtë rol dhe a është një rol që ai di ta bëj?
Po! Unë kam besim se z. Meta ka një përvojë të pasur politike dhe ka treguar edhe në momente të tjera të vështira që di të orientohet drejtë dhe me zgjuarsi në situata të vështira dhe unë besoj që do të jetë për të mos vënë nota, se është shumë shpejt pa filluar akoma presidencë, por besoj se do të jetë ndër presidentët më të matur, më të arsyeshëm dhe më të ekuilibruar që mund të ketë pat Shqipëria në këto 25 vite të pluralizmit.
Sigal