Paskal Milo: Jemi në aleancë me AK-në!

447
Sigal

Fushata politike për zgjedhjet e 2013-s ka filluar, por karakteristë është se PS-ja akoma nuk ka kristalizuar aleancat e saj. Është fakt që aleanca “Opozita e Bashkuar” nuk ekziston më, e kjo më shumë, ka ndodhë për  qëndrimet e raportet e gabuara që ka ndërtuar e mbajtur Kryetari i PS-së, Edi Rama ndaj aleatëve të vet. Kështu PDK-ja e Nard Ndokës u shkëput dhe iu bashkua maxhorancës së sotme, duke akuzuar haptazi Edi Ramën, që nuk mbajti premtimet politike që u kish dhënë aleatëve të vet. Edhe aleatët tradicionalë të PS-së, sikurse Paskal Milo herë pas here ka deklaruar që pret të bashkëbisedojë me Edi Ramën dhe në bazë të ecurive të këtyre bisedimeve, do të vendosë ai dhe aleatë të tjerë të ish-opozita e Bashkuar do të vendosin se me kë kah politik do të aleatojnë. Madje, Paskal Milo, ka bërë publike, që në qoftë se nuk do të gjejnë mundësinë e përbashkët me Edi Ramën për të bashkëpunuar, do të përpiqen që me forca të tjera politike, të bashkohen e të krijojnë një pol të tretë politik. Dje, i kontaktuar nga “Telegraf”, Paskal Milo deklaroi se i është bashkuar aleancës me AK-së, duke u shprehur: “Tani PSD-ja është në aleancë me AK-në”, ndërsa pyetjes nëse deri tani ishin në aleancë me PS-në, zoti Milo u shpreh: “Kur e kam thënë unë që jam në aleancë me PS-së?”.