Pasi takuan Bashën, Arvizu dhe Lu shkojnë të flasin me Metën

515
Pas takimit me Lulzim Bashën, kreun e opozitës, dy diplomatët amerikanë, Donald Lu dhe Aleksander Arvizu i janë drejtuar Kryesisë së Kuvendit për t’u takuar me kryeparlamentarin Ilir Meta. Ish-ambasadori Arvizu tani mban postin e Zv/asistentit të Sekretarit të Shtetit në DASH.

Tema e takimit me Metën nuk është bërë publike, por në takimin që ata patën me Bashën, sipas burimeve, u tha se diskutuar për situatën politike në vend, por sidomos për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit dhe lidhjet e trafikantëve me pushtetin.
Sigal