Pasi mori në mbrojtje Tahirin, Rama sulmon Prokurorinë: O Zot, kështu i kapin kriminelët këta faturistë!

522
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka sulmuar Prokurorinë për akuzat që ka ngritur ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Sipas Ramës, Prokuroria e cila nuk ka lëvizur asnjë gisht e nuk ka bërë asnjë punë që kur ka lindur, kujtohet një ditë të çojë prapa hekurave një deputet, për të cilin nuk kanë as prova.
“Të arrestojnë një deputet me burg, pa e marrë në pyetje, le pastaj pa prova. Ku u gjet ky zell i panjohur, i një prokurorie që s’ka lëvizur një gisht që kur ka lindur. As për prova e fakte që shihen ashiqare si të dyshimta nuk kanë lëvizur, le më për përgjime. Kurrë. Asnjëherë. Hiç. Asnjë gisht nuk lëvizi kjo prokurori me një bilanc memec. Me 4 fletë bakalli duan të fusnin në burg një deputet,” tha Rama.
Sigal