Pashkët, Lulzim Basha: Në këtë festë të mrekullisë, ju uroj mbarësi dhe mirësi!

495
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte i pranishëm dje në Katedralen Ortodokse në Tiranë nga ku dhe ka përcjellë urimet për besimtaret e krishterë për pashkët. “Në këtë ditë kremtimi të ringjalljes hyjnore, dua t’ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, vëllezërve dhe motrave tona, anembanë Shqipërisë dhe trojeve shqiptare, Gëzuar Pashkët! Mirësi dhe mbarësi, sjelltë zoti për ju dhe familjet tuaja”,- tha Basha

Po ashtu, Basha theksoi se: “Dua të falënderoj nga zemra të gjithë famullitarët, priftërinjtë dhe pastorët, për përkushtimin dhe dashurinë me të cilën u shërbejnë besimtarëve, u shërbejnë kishave dhe Zotit, dhe përfitoj nga ky rast, të bëj thirrje “për më shumë përgjegjshmëri, më shumë dhembshuri më shumë solidaritet për të gjithë ne, në mënyrë që të punojmë për një të ardhme me të mire, që është dhe mesazhi i shpresës dhe i besimit”. Gjithashtu, mbrëmjen e së shtunës Kryetari i Partisë Demokratike ka uruar të gjithë besimtarët, përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, për më shumë mbarësi dhe mirësi. “Të dashur besimtarë të krishterë, zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, Gëzuar Pashkët. Këtë kremtim të ringjalljes të mbushur me shpresën dhe besimin se e nesërmja do të jetë më e mirë se e sotmja. Në këtë festë të mrekullisë hyjnore, ju uroj nga zemra mbarësi dhe mirësi për gjithsecilin prej jush dhe familjet tuaja. Nga mot Gëzuar! L. Basha”,- shkruan Basha në “Facebook”.