Pas vendimit të Gjykatës, nisin procedurat tenderuese për ‘Velierën’ në Durrës

453
Bashkia e Durrësit ka nisur procedurat tenderuese për ndërtimin e sheshit të projektit ‘Veliera’ me vlere 66.5 milionë lekë. Vijimi i punimeve për sheshin vjen një muaj, pasi gjykata administrative në Durrës u shpreh për zhvillim të projektit pa prekur zonën arkeologjike A. Procedurat tenderuese kanë nisur më 28 shkurt, ndërsa në 2 prill pritet to hapen ofertat e dorëzuara për projektin e ndërtimit të sheshit Veliera. Nisja e procedurave tenderuese ka sjellë në Durrës avokaten Mirela Jorgo, e cila tha se gjykata nuk ka zbardhur akoma vendimin dhe bashkia nis tenderimin e objektit. Sheshi hyn edhe në zonën A, e cila me vendim të Gjykatës nuk mund të preket, por Bashkia tashmë e ka hapur procedurën e tenderimit për të gjithë sheshin e Velierës, e cila sipas vendimit të Gjykatës edhe ajo mbetet në diskutim, sepse dy këmbët e saj do vendosen në zonën A. Me herët bashkia ka publikuar një projekt të ndryshuar ku zona arkeologjike A dhe rrënojat e zbuluara konservoheshin për t’u bërë të vizitueshme për publikun. Bashkia e Durrësit thotë, se në dispozicion janë 66,5 milionë lekë.
Sigal