Pas Trump, Rama takon Mogerinin dhe Hahn, por ketë herë me atlete

804
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme takime intensive me personalitete ndërkombëtare. Takimet zhvillohen në kuadër të pjesëmarrjes në Asamblenë e OKB-së në Nju Jork.
Dje Rama është takuar me Presidentin e SHBA, Donald Trump, me Presidentin e Turqisë, Erdogan si dhe ka marrë pjesë në takimin e liderëve te rajonit, të organizuar nga Shefja e politikës së jashtme të BE, Frederika Mogerini dhe nga Komisioneri Hahn.
Në këto takime bie në sy veshja protokollare e Kryeministrit. Ndërsa me Presidentin e SHBA dhe më pas me presidentin e Turqisë, kryeministri është paraqitur me veshje zyrtare, në takimet me përfaqësuesit e BE, Rama shihet i veshur sportiv me atletet e preferuara.


Sigal