Pas tërheqjes së Ndokës, sipas KQZ mandati i kalon Eduard Ndocajt

449
TIRANË- Eduart Ndocaj do të jetë deputetit më i ri që do të bëjë betimin në sallën e parlamentit këtë të enjte. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pas shumë debateve vendosi me shumicë të thjeshtë votash ti japë mandatin Ndocajt, i cili zëvendëson Arben Ndokën në qarkun e Lezhës.
Më herët debati u fokusua tek propozimi i administratës së KQZ-së që mandatin e deputetit ta marrë kryetari i Bashkisë së Mirditës Ndrec Dedaj, i cili vinte ne listë pas deputetit Arben Ndoka. Zbatimi i parashikimeve kushtetuëse për një rast të tillë dhe kapaciteti i KQZ për të dhënë ose hequr mandatin e deputetit në radhë përballi në qëndrIme kundër palët në tryezën e KQZ-së
Pas këtij debati me 3 vota pro dhe 4 kundër KQZ ka rrëzuar aktin e administratës për kandidatin e Ndrec Ndue Dedaj në qarkun e Lezhës. Kundër aktit të administratës bashkoi votat me të majtën edhe anëtarja e së djathtës në KQZ Vera Shtjefni .
Sigal