Pas takimit me Ramën, Meta thërret urgjent dy ministrat

456
Pas takimit më shumë se 40 minuta kokë me kokë me kreun e qeverisë Rama, Ilir Meta ka thirrur dy ministra dhe Petrit Vasilin, kreun e Grupit Parlamentar të LSI-së në një mbledhje urgjente në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Dy ministrat që kanë shkuar me urgjencë në zyrën e Metës janë Klajda Gjosha dhe Sokol Dervishaj. Java e fundit ka qenë mjaft e tensionuar mes aleatëve qeverisës ku disa deputetë të LSI-së kanë akuzuar Policinë e Shtetit, rrjedhimisht edhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për lidhje me bandat kriminale. Nuk dihet ende produkti i takimit mes Ramës dhe Metës, megjithatë duhet theksuar se ky i fundit e ka synuar vazhdimisht Ministrinë e Brendshme duke e vendosur Tahirin shpesh në qendër të sulmeve.
Sigal