Pas takimit me Idrizin, Meta thërret konferencë urgjente shtypi. Priten deklarata të forta

441
Ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka thirrur një konferencë urgjente shtypi, paraditen e sotme. Kjo konferencë është thirur fill pas takimit surprizë që është zhvilluar mëngjesin e sotëm në selinë e LSI, mes kreut të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi, si dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta, e Kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.
Kreu i PDIU-së, Idrizi ka qëndruar pak minuta më pas është larguar i pari nga selia e LSI-së. Nuk dihet ende saktësisht se për çfarë kanë folur tre liderët por si LSI ashtu edhe PDIU, dy forcat aleate të PS-së në qeverisjen aktuale kanë qenë më të sulmuarat nga kryeministri Edi Rama por edhe kreu i PD-së Lulzim Basha.

Pritet që në konferencën për shtyp, ish-kreu i LSI të japë detaje rreth çështjeve të biseduara gjatë këtij takimi.

Pas deklaratave të kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha, pritet që edhe ish-kreu i LSI-së Ilir Meta, të shprehë qëndrimin e tij. Burime nga LSI thonë se Ilir Meta pritet të bëjë deklarata të forta, pas qëndrimeve të shprehura nga Rama e Basha për LSI dhe PDIU.
Sigal