Pas takimit me Bashën, Agron Duka përgjigjet nëse do të jetë në listat e PD-së për deputet

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste tha se parti që drejton por shqyrton mundësitë për të dalë të vetëm në zgjedhje apo për të mbështetur Partinë Demokratike. Në daljen pas takimit me kreun e PD-së, Basha, Duka tha se partia e tij mund të marrë një mandat deputeti në Durrës.

Duka: Gjithë partitë kanë të drejtë të vendosin të hyjnë me siglat e veta apo të mos hyjnë. Kjo lloj marrëveshje natyrisht i dëmton partitë e vogla duke qenë se nuk sigurojnë votat. Ky Kod zgjedhor është bërë për të pasur koalicione, kështu që ne mund ta masim mirë veten nëse mund të nxjerrim deputetë, megjithëse Kodi Zgjedhor e detyron që partitë të kenë kandidatë në 12 qarqe. Është utopike

A do jeni në listat e PD?

Duka: Unë gjykoj se në Durrës e marr një mandat. Në 2013 kam marrë 11 mijë vota dhe pak a shumë kam marrë aq. Ndoshta numri i votave mund të jetë më i madh. Nëse ky mandat nuk shoqërohet me tjerë duhet parë sepse një mandat është pak. Po shohim mundësitë nëse masim forcat në elektorat.

Jam shumë i kënaqur që u arrit marrëveshja pasi Shqipëria po shkonte drejt destabilitetit. Zt.Basha ishte i detyruar të pranonte edhe datën që ju kushtëzua nga zt.Rama. Gjëja më e mirë është se u arrit marrëveshja dhe mund të ketë një të ardhme më të mirë se nuk mund të themi të ndritur pas kësaj marrëveshje.