Pas takimit me ambasadorët Lu dhe Vlahutin, Rama takohet me Metën

452
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta, janë takuar sërish mbrëmjen e sotme në ambientet e “Vila 30” në kryeqytet. Vetëm disa orë pasi ka pritur në zyrë ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin, kreu i Qeverisë është takuar edhe me Metën. Temë kryesore e këtij takimi mendohet të jetë Reforma në Drejtësi, për të cilën ka pasur mjaft diskutime gjatë ditëve të fundit pas prishjes së konsensusit me opozitës për hartimin e draftit i cili do t’i paraqitej Komisionit të Venecias.
I pranishëm në këtë takim është edhe ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Takimi Rama-Meta ishte programuar për t’u zhvilluar mëngjesin e sotëm, pasi ky është një takim konsultativ që zhvillohet çdo të mërkurë. Më herët gjatë ditës së sotme, kyeparlamentari Ilir Meta është takuar sot në Kryesinë e Kuvendit me Ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani për më shumë se 30 minuta, ndërsa pas tij në zyrën e tij kanë shkuar edhe Luan Rama dhe Petrit Vasili.
Sigal