Pas studentëve, në Elbasan iu bëhet presion pedagogëve: Kemi urdhër nga lart!

517
Sigal

Vijon presione në Universitete ndaj studentëve dhe pedaogëve, në mënyrë që të shuhet protesta që vijon prej afro 1 muaji.

Tashmë mungesa për mos vajtjen në mësim nuk po marrin vetëm studentët, por edhe pedagogët.

Në Universitetin e Elbasanit, sekretarët e departamenteve për çdo orë janë shfaqur në klasa për të parë prezencën e pedagogëve duke mbajtur shënime.

Kjo situatë ka shqetësuar këta të fundit të cilët shprehen në kofidencialitet për Fax News se një sjellje e tillë nuk është normale.

Sipas tyre janë porositur nga lart. Ndërkohë numri i studentëve që janë ulur në auditore sot është më i lartë se një ditë më parë, megjithëse ka ende student që vijojnë bojkotin e mësimit.