Pas shkrimit në “Telegraf”, reagon shefja e dosjeve, Sula: Do të hapen me korrektësi

493
Sigal

Autoriteti për informimin në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, jo vetëm që do të bëjë një informim të plotë për publikun për këto dosje, por do të shërbejë edhe si instrument lustracioni për institucionet e tjera. Së pari, dua t’ju njoftoj që ky nuk është një komision që hap dosjet, ky është një arkiv i madh që do të mbledhë dokumente që ndodhen në Arkivën e Shtetit. Pjesa kryesore e fondit tonë ndodhet në Shërbimin Informativ Shtetëror. Ne po mundohemi në bashkëpunim me gjithë partnerët, të identifikojmë sasinë e përmbajtjes së arkivave që maten me metra e me kuti, me qëllim që të bëhemi gati për një transferim të shpejtë në bazë të afateve optimale që na jep edhe ligji. Para se të fillojmë nga puna, duhet të bëhemi gati. Janë disa hapa administrativë që kanë filluar të përmbushen. Do të jetë e aksesuseshme për publikun, për studiues dhe gazetarë. Do të jetë një proces i gjatë. Nuk jam gati të them një datë. Sigurisht, që ne do të ecim me shpejtësi. Prioriteti ynë do të jetë informimi për autoritetet publike, sepse edhe aty është nevoja më akute. Do të duhet një kohë e madhe për të trajtuar siç duhet të gjitha arkivat. Deri tani është bërë një debat i madh publik. Ky është një Autoritet për Informim mbi dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit. Është i lidhur me lustracionin, do të thoja madje se është një instrument për lustracionin. Lustracioni është një masë që e ndërmerr çdo institucion më vete. Kështu ka qenë mënyra sesi ka funksionuar, aparati i represionit, ka qenë funksional me segmente të caktuara në vende të ndryshme. Në fakt, ashtu siç ka qenë aparati i represionit, ashtu edhe kanë mbetur aty këtu dokumente vendimmarrës për sigurinë, por pjesa kryesore mbetet në shërbimin informativ kombëtar.