Pas shkarkimit të drejtorit të OST, sot u shkrakuan edhe dy drejtor të tjere ai i ARRSH, Afrim Qendro dhe drejtori Portit Durrës Afrim Bako

737
Sigal

Është shkarkuar drejtuesi i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro. Lajmi bëhet i ditur nga burime e mbrëndshme, ndërsa në vendin e tij pritet që të emërohet Sonila Qato, ish-ministrja e Sipërmarrjes, e cila u shkarkua pak ditë më parë nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Shkarkimi i Qendros vjen passkandalit me komoaninë DH Albania, për shkak të projektit korruptiv të Unazës së Madhe.

Jo më larg se dje po lidhur me këtë kompani fantazmë u shkarkua dhe kreu i OST-së Klodian Gradeci, ndërsa në vendin e tij u emërua Skerdi Drenova.

Si Qendro ashtu dhe Gradeci u thërritën rreth një javë më parë në prokurori, për të dhënë llogari lidhur me rolin e tyre në firmosjen e tenderave të dyshimtë. Pas kompanisë DH Albania ka dyshime se fshihet biznesmeni Bashkim Ulaj dhe kompania e tij Gener 2.

Në të njëjtën ditë me shkarkimet e dy drejtorëve të rëndësishëm, qeveria Rama u tërhoq dhe nga koncensioni i aksit rrugor Thumanë-Kashar, që po ashtu ishte përfituar nga ana e kompanisë Gener 2, nëpërmjet ofertës së pakërkuar.

Afera e Unazës së Madhe duket se ka shkaktuar një tërmet të vërtetë në qeverinë Rama, dhe nuk po ndalet dhe me shkarkimin e gjysmës së kabinetit qeveritar.

Shkarkohet nga detyra drejtori i portit të Durrësit Afrim Bakaj.

Bakaj u shkarkua me vendim të ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës Balinda Balluku.

Nuk dihet ende se kush do të zëjë vendin e tij në krye të portit më të madh të vendit.

Afrim Bakaj mbante postin e drejtorit që nga shkurti i vitit të shkuar, ndërkohë që më herët ka qenë kreu i AKU-së.

Vëtë Bakaj në një prononcim për mediat e konfirmoi kërkesën e ardhur nga Ministrja Belinda Balluku për ta shkarkuar nga ky funksion.

“Është e vërtetë që ka ardhur urdhri i shkarkimit nga posti i Drejtorit të Portit të Durrësit, Ky vendim më është komunikuar sot dhe pritet të miratohet nga Këshilli Drejtues”, tha Bakaj për “Panorama”.

Ndërkohë Afrim Bakaj nuk do largohet përfundimisht nga ky institucion, por do të kalojë në postin e nëndrejtorit.

Me ardhjen në detyrë të Ministres Balluku janë larguar nga detyra dhe drejtori i OST-së Klodian Gradeci, si dhe kreu i ARRSH-së Afrim Qendro.