Pas shkarkimit të drejtorit, Rama paralajmëron furtunë në Tatime: Fillimi i një procesi ndryshimesh

134

Kreu i qeverisë, Edi Rama në një takim me drejtuesit e Tatimeve, ka qenë mjaft i ashpër dhe kritik me administratën e këtij institucioni, ndërsa paralajmëroi edhe lëvizje.

Ndërsa komentoi emërimin e drejtores së re të tatimeve, Delina Ibrahimi, Rama tha se ky është vetëm fillimi i një procesi për të ndryshuar të gjithë hierarkinë duke u bazuar tek rezultati.

“Kemi vendosur të ndryshojmë drejtuesin e përgjithshëm dhe zonja Ibrahimi që deri dje ka drejtuar INSTAT-in do drejtoi tatime, por ky është vetëm fillimi i një procesi ndryshimesh në gjithë hierarkinë, bazuar vetëm në një faktorë rezultati që ka qenë pika kyçe për drejtuesin e deri djeshëm, do të jetë pika kyçe për drejtuesen e re. Është koha për të dhënë qartësisht mesazhin se informaliteti nuk do të tolerohet më tutje”, tha Rama.