Pas sherrit Gjana-Mezini…

476
Ylli Dylgjeri
M’u kujtua një histori e treguar nga dëshmitari i vetëm, kohë më parë, kur zoti Gjana ishte Ministër Bujqësie. “Arkivat” vjen një kohë dhe hapen për publikun. Ja ç’më tregoi dëshmitari. Dëshmitari: Punoja në Ministrinë e Bujqësisë. Meqë Zoti Gjana nuk fliste anglisht bëja edhe përkthyesin në takimet bilaterale. Kështu m’u dha mundësia ta shoqëroja zotin Gjana në një takim me Ministrin e Bujqësisë së Japonisë. Takimi u bë në Romë. Japonia ishte aso kohe aktive për ndihmën ndaj Shqipërisë. Në fjalën e Tij zoti Gjana, pasi i bëri homologut një prezantim të vendit dhe halleve në bujqësi insistoi që pala japoneze të ndihmonte edhe për një arsye madhore. Arsyeja ishte, se PD në pushtet duhej ndihmuar, sepse, veç të tjerash, ishte një parti me prejardhje jo komuniste ose siç e tha Ai: “e Përndjekur”. Pasi i përktheva fillimin e fjalisë, mbeta te fjala e përndjekur. Nuk e gjeja dot fjalën në anglisht. U djersita dhe ngriva. Gjana më thoshte: Thuaje i Përndjekur! Unë përsëri s’gjeja përkthim. Por…z.Gjana si skifter m’u hodh e tha: “I thuaj Samuraj! Po, po Samuraj!” U mbyta…nuk përktheja dot më. Bashkëbiseduesi më kuptoi. Heshtëm. Kaq. 
Respekte, Zonja Mezini! Dje, Ti ke luftuar me Samurajin Gjana.
Sigal