Pas Rinasit, bandat shtetërore grabitin milionat në Ballsh

531
Sigal

Denoncime dhe skandale të zyrtarëve të lartë zbardhen çdo ditë, ndërkohë që drejtësia nuk vepron

Pas Rinasit, bandat shtetërore grabisin dhjetëra milionë euro në Ballsh

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një tjetër skandal shtetëror të vjedhjes së pronës publike. Ish-kreu i qeverisë ka publikuar mesazhin e një punonjësi të Armos në Ballsh, i cili denoncon megavjedhjen që po bëhet me naftën. Ja çfarë shkruan Berisha:

Vjedhje shtetërore masive e naftës ne Armo! Punëtorët pa rroga dhe të keqtrajtuar nga banditë të narkoqeverisë. Unë jam një punonjës i Uzinës së Ballshit që e ka marrë në dorë një bandë hajdutesh dhe doja t’ju bëja me dije se, vërtet ju keni kaq e kaq ditë që flisni për grabitjen e Rinasit, por këtu te ne po grabiten 10 herë më shumë se Rinasi, pasi po e nxjerrin naftën përnatë pa akcizë dhe, më e forta është se dogana që duhet t’i kontrollojë është në bashkëpunim me këta, sepse autobotet shoqërohen nga dogana vetë dhe e nxjerrin naftën pa faturë tvsh-je, kurse ne nuk na japin as rrogat, na i vonojnë shumë dhe na heqin e marrin nga puna si t’ju dojë qejfi. E gjitha kjo bëhet me dijeni të policisë dhe antikontrabandës dhe e kanë në dorë Tani Lepuri dhe banditë të tjerë.