Pas Ramës, Meta mbledh ministrat dhe deputetët e LSI

502
Sigal

TIRANE – Pas akuzave të deputetit Tom Doshi, Kreu i Kuvendit njëherësh Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka zhvilluar një takim sot për rreth 1 orë me ministrat dhe deputetët e forcës politike që ai drejton.

Pavarësisht se në dalje nga mbledhja deputeti i LSI Vangjel Tavo tha për mediat se ishte një takim rutinë, burime për A1 Report bënë të ditura se në qendër të këtij takimi ka qenë seanca e nesërme parlamentare dhe debatet e forta që priten të ndodhin mes LSI dhe Partisë Demokratike.

Kjo pasi opozita ka dorëzuar mocion për shkarkimin e Metës, pas deklaratës së Doshit se Kreu i Kuvendit ka paguar një person që ta eleminojë atë dhe deputetin demokrat
Mëhill Fufi. Në kundërpërgjigje, deputeti i LSI Spartak Braho ka paralajmëruar ‘surpriza’ për Sali Berishën. Sipas burimeve, bëhet fjalë për vendosjen e një monitori ku do të shfaqen video.

Takimi i Metës me grupin parlamentar të LSI u zhvillua në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, rreth 2 orë pasi kryeparlamentari ishte takuar “kokë më kokë” me Kryeministrin Edi Rama. Ky është takimi i dytë radhazi mes liderëve të mazhorancës,  që pas akuzave të Doshit.

Ora 13:00 Perfundon mbledhja, asnje prononcim per mediat

Ora 12:55 Blushi: S’kam asnje koment, pyesni ata qe akuzuan 
“Nuk kam asnjë koment. Pyesni ata që akuzuan”, eshte komenti qe jep per mediat deputeti socialist Ben Blushi ndersa linte ambientet e Kryesise se Kuvendit pas mbledhjeve te komisioneve parlamentare te parashikuara ne axhendes e kesaj te merkure.

Ora 12:40 Tavo: Mbledhje rutine, u fol per seancen e se enjtes
Depueti i LSI-së Vangjel Tavo në përfundim të takimit tha në një prononcim të shkurtër për mediat se takimi ishte për të biseduar mbi rendin e ditës të senacës plenare të së enjtes dhe debatet e forta që priten në parlament pas deklaratave publike të depuetit të përjashtuar Tom Doshi se  kryeparlamentari Meta ka paguar për vrasjen e tij.

Takimi vjen vetëm pak orë pas takimit kokë më kokë që pati me kryeministrin Edi Rama me në fokus vijimin e negociatave për ndarjen e zonave dhe kandidatëve për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit.