Pas përmbytjeve, Rama dhe Basha shkojnë në Bruksel, zbulohet arsyeja

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha do të jenë të martën në Bruksel. Axhendat flasin për takime të ndara. Rama pritet të realizojë një sërë takimesh me zyrtarët më të lartë europianë, duke nisur me presidentin e BE, presidentin e Komisionit Europian, Zhan Klod Junker, me presidentin e Parlamentit Europian, Antonio Tajani, presidentin e Këshillit të Europës, Donald Tusk, përfaqësuesen për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, etj.

Në fokus të takimeve pritet të jetë perspektiva europiane e Shqipërisë. Në përfundim të tyre, Rama do të udhëtojë drejt Polonisë, për një tjetër vizitë zyrtare.

Paralelisht në Bruksel ndodhet edhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, i cili merr pjesë në punimet e ministerialit të NATO-s.

Ndërkohë lideri demokrate, Lulzim Basha do të ndajë të njëjtin qytet, Brukselin, me kryeministrin Rama.

Burimet nga selia blu thane për “News24” dhe “BalkanWeb” se kryedemokrati do të marrë pjesë në samitin e PPE.

Nuk dihet nëse dy kundërshtarët politikë do të kenë ndonjë takim të beftë, larg syrit të medias. Kjo mbetet për t’u parë…