Pas Nishanit, Kushtetuesja rrëzon PD-në: Ligji për KLD s’pezullohet

489
Sigal

Gjykata Kushtetuese ka vendosur këtë të mërkurë të rrëzojë kërkesën e deputetëve të opozitës për pezullimin e ligjit të ri për Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Ky vendim i Kushtetueses rrëzon për herë të dytë kërkesën për pezullim, ku pak ditë më parë u rrëzua dhe kërkesa e Presidentit të Republikës, njëherëzi kreu i KLD-s.

Në senacë Kushtetuesja vendosi dhe për pranimin e kërkesës së këshillit të ministrave për tu bërë palë në proces, ndërsa deputeti i opozitës Eduard Halimi e cilësoi kërkesën e qeverisë si tentativë për të penguar gjykimin dhe tentativë për uzurpimin e gjyqësorit.

“Rama kërkon të fusë në krizë institucionet e drejtësisë. Gjykata Kushtetuese në gjykimin në themel do marr të mirëqna pretendimet e PD-së. Ligji është antikushtetues, qëllimi nuk kishte asnjë synim tjetër veçse ndërrimin me njerëz politikë”, deklaroi Halimi.
 
Senca e rradhës pritet të jetë më 4 dhjetor ndërsa ende nga këshilli i lartë i drejtësisë nuk ka asnjë datë për mbledhjen e rradhës cka do ti jepte mundësi dy anëtare të zgjedhur nga parlamenti Albana Shtyllës dhe Vangjel Kostës të nisnin nga puna.