Pas mbledhjes me debate të forta flet Arben Imami

442
Në rënie të lirë!
Kështu e ka etiketuar Arben Imami gjëndjen e Partisë Demokratike dhe drejtimin e Lulzim Bashës, menjhëherë pas debateve të zhvilluara në mbledhjen e kryesisë në selinë blu.
Në dalje të mbledhjes, Imami është shprehur se nuk mund të përfshihet në grupin e punës të propozuar nga Basha, pasi gjithçka po kryhet është në përplasje me statutin e PD-së. Më tutje ish deputeti që ka kërkuar largimin e Bashës nga drejtimi i PD-së, deklaroi se mbledhja e Kuvendit Kombëtar, pa u thirrur fillimisht Këshilli Kombëtar, është një lëvizje e kundraligjshme, dhe kësisoj nuk mund të prodhojë bashkimin e shumëdëshiruar. Arben Imami theksoi se për ristrukturimin e PD-së dhe ringritjen e saj duhet të ketë një debat serioz brenda në PD dhe jo mbledhje që legalizojnë mosbashkimin e demokratëve përmes trajtimit të problemeve në mënyrë burokratike.
Nuk mund të mblidhet Kuvendi pa u thirrur Këshilli. Kjo parti ka nevojë për një diskutim të thellë politik. PD dhe Basha janë në rënie të vazhdueshme
Që pas zgjedhjeve në sondazhet e zgjedhjeve kryetari i PD dhe partia janë në rënie të vazhdueshme. Unë nuk përfaqësoj askënd, këtu janë plot njerëz të tjerë që kanë folur, që kanë qenë kritik dhe duhet të përfshihen në një debat serioz, të hapur e transparent.
Debati bëhet vetëm në parti. Bëmë një mbledhje para disa muajsh po këtu, dy ceshtjet kryesore isshin respektimi i statutit dhe bashkimi.
Statuti s’është respektuar se nisi një proces pa kaluar në këshillin kombëtar, bashkimi…ky kongres apo kuvend do cojë në asgjë më shumë se formalizimi dhe legalizimi i mosbashkimit nëse kjo çështje do trajtohet në mënyrë burokratike”-tha Imami
Me poshte disa momente te debatit Basha- Imami:
Imami- Jam kundra te mblidhet kuvendi pa u thirrur Këshilli Kombëtar.
Nuk kuptoj pse duhet te bëjmë kongres te parakohshëm.
Basha– Vlerësoj frymën e diskutimit tuaj. Pse kuvend i parakohshëm, qe duhet te ishte ne shtator. Pyete si do te krijohet hapesora ku çdokush te ketë kushtet për të kontribuar dhe jo thjesht bashkim mekanik.
Imami- Vendosni dike nga ata qe ka patur propozime.
Kapaciteti im nuk është për grup pune. Ndoshta është vetëvlerësim i larte, por do ta ruaj këtë.
Sigal