Pas Kishave, Rama kthen Gjykatat në zyra elektorale të Partisë Socialiste

472
Sigal

Pas kishave të cilat i kthyen në ambiente për mitingje elektorale, Rilindja e Ramës tashmë ka kthyer edhe ambientet e Gjykatave në mjedise propagandistike për fushatën e tyre të votimeve të datës 30 qershor.

Siç shikohet edhe në foton e mësipërme, materiale propagandistike për fushatën e 30 qershorit nga Partia Socialiste janë vendosur edhe në brendësi të Gjykatës Administrative të Durrësit.

Gjithçka mund të ndodhë. Pasi kapi Reformën në Drejtësi, Rama nuk e ka për turp të shfrytëzojë ambientet e gjykatave si zyra propagandtistike të Partisë Socialiste.