Pas kafes me kryeministrin, Duka sqaron: PAA në zgjedhjet e 2017, në koalicion me PD

417
Sigal

Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka, ka hedhur poshtë çdo dyshim pas një kafeje që konsumoi një ditë më parë me kryeministrin Edi Rama.

I pyetur nga gazetarët, Duka ka deklaruar se PAA në zgjedhjet e vitit 2017 do të jetë në koalicion me PD dhe se kafen me Kryeministrin e ka konsumuar si mik.

Duka: Ka qenë një takim rastësor. Unë kam qenë i ftuar për 65-vjetorin e themelimit të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Kam mbaruar në atë Universitet. Kryeministri natyrisht ka mbajtur fjalën përshëndetëse, rastësisht ishim shumë afër dhe e lamë të pimë një kafe. Ne jemi kundërshtarë në politikë, por jo armiq. Më tepër diskutuam për problemet e Institutit, idetë që ai kishte. Nuk besoj që në 2017 do të ketë ndonjë të re sa i përket aleancave të Partisë Agrare Ambjentaliste. 2017 është momenti i zgjedhjeve, kështu që në moment zgjedhjesh do të jemi në një anë me PD.