Pas Holandës edhe Zvicra me Francën do rikthejnë vizat

499
Sigal

BE ka njoftuar dje zyrtarisht, se nuk do të ketë hapje të negociatave me Shqipërinë, ndërkohë që ministri i Jashtëm holandez shigjetoi KE-në, se u nxitua kur foli para kohe. Por një sinjal edhe më shokues vjen nga Franca dhe Zvicra, të cilat pas Holandës nisën fushatën për rivendosjen e vizave për shqiptarët në territorin e tyre

 

Zyrtare: Holanda nuk jep “OK” për Shqipërinë për hapjen e negociatave. Ministri i Jashtëm: KE foli para kohe

Zvicra dhe Franca fillojnë fushatë për rivendosjen e vizave për Shqipërinë

 

BE e bën zyrtare: Nuk ka hapje negociatash me Shqipërinë

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të nisë bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, mirëpo ka paralajmëruar se nuk do të ketë vendim të shpejtë. “Unë personalisht besoj se duhet të ketë vetëm një vendim: Për të nisur negociatat, bazuar në rekomandimet e Komisionit Evropian”, ka thënë Tusk në një konferencë të përbashkët me presidentin maqedonas, Stevo Pendarovski në Bruksel. Tusk ka thënë se të dyja shtetet e Ballkanit kanë bërë “gjithçka që është pritur” për të vazhduar rrugën drejt anëtarësimit, mirëpo ka shtuar se “jo të gjitha shtetet anëtare janë të përgatitura për të marrë vendimin për hapje të negociatave në ditët në vijim”.

Pas Holandës, edhe në Zvicër dhe Francë fillon fushata për rivendosjen e vizave me Tiranën

Pas Holandës, edhe dy shtete të tjera kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët. Media zvicerane ka filluar fushatën për sensibilizimin e njerëzve për rivendosjen e vizave për shqiptarët sipas shembullit të Holandës. Sipas “Le Figaro”, kërkesat për azil nga gjeorgjianët dhe shqiptarët janë veçanërisht shqetësuese. Ndërkaq, edhe shtypi francez i tronditur nga rritja e kërkesave të shqiptarëve për azil dhe i referohet precedentit të Holandës për rivendosje vizash.

 

Studiuesi i huaj: Edi Rama ka humbur besueshmërinë në Berlin

Kreu i Programit të Evropës të në Institutin e Politikave GLOBSEC në Bratislavë, Milan Nic, shkruan në një postim në twiter se kryeministri shqiptar, Edi Rama ka rënie të besueshmërisë në Berlin, ndërsa Maqedonia Veriore po mbetet prapa në procesin integrues për shkak të Shqipërisë. “Një tradhti për Ballkanin nga ana e BE-së. Djalli fshihet në detaje dhe nuk ka të bëjë asgjë me Maqedoninë e Veriut. Pikat kyçe:

  • Rënia e besueshmërisë për Edi Ramën në Berlin,
  • Politika e koalicionit gjerman,
  • Maqedonia e Veriut si ‘dëm kolateral’ për të blerë kohë për Shqipërinë”, shkruan Nic në Twitter.

Holanda i thotë, Jo hapjes së negociatave me Shqipërinë, Po Maqedonisë së Veriut

Parlamenti Holandez i ka thënë dje, Po hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Jo hapjes së negociatave me Shqipërinë. Sipas Këshillit të Çështjeve të Brendshme dhe Këshillit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Holandez, pas dëgjimit të diskutimeve, u konstatua se sipas qeverisë holandeze, Shqipëria nuk po arrin rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Po kështu vëren, se në bazë të këtij raporti të progresit mund të vërtetohet se Shqipëria nuk i plotëson kushtet e vendosura, ndaj i bën thirrje qeverisë holandeze të mos pajtohet me propozimin e Komisionit për fillimin e negociatave për pranimin në BE.

Flet ministri i jashtëm holandez: Ja pse bllokuam Shqipërinë. KE foli para kohe

Holanda ka dhënë dje një vendim të fortë për Jo për hapjen e negociatave me Shqipërinë, duke argumentuar se vendi ynë nuk ka plotësuar asnjë kusht për krimin dhe drogën. Vetë Ministri i Jashtëm holandez Stef Blok tha: “Rekomandimi i Komisionit Evropian ishte i parakohshëm. Shqipëria nuk i ka plotësuar kriteret për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit