Pas Haradinajt edhe Bushati bëhet “kurban” për kufijtë e Kosovës

546
Sigal

Kryeministri fillon spastrimet në radhët e socialistëve për disfatën e 30 Qershorit. Asambleja vendos thirjen e Kongresit në Janar, ndërkohë që Rama shpall kandidaturën për kryetar partie. Reagojnë Elmaz Sherifi: Goditja e Bushatit dhe Haradinajt pjesë e projektit Sllav, Bushati: Do luftoj për idealet e së majtës

Ramush Haradinaj dhe Bushati u bënë “kurban” të ndryshimit të kufijve

Kur u shkarkua ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nga kryeministri Rama, ndodhi vetëm pak ditë më vonë, nga deklarata e famshme e kryeministrit Edi Rama, se “Ditmir Bushati është ministri i Jashtëm më i mirë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Koha kur u shkarkua ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ishte pikërisht edhe momenti më e nxehtë i kundërshtive të korrigjimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë. Asokohe, kryeministri Rama nuk ishte prononcuar publikisht asnjëherë, ndërkohë ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati ishte shprehur publikisht kundër. Shumë analistë, politikanë hodhën hije dyshimi, duke thënë se shkarkimi i ministrit të Jashtëm Bushati ishte për shkak se kundërshtoi ndryshimin e kufijve midis Serbisë dhe Kosovës, e cila fillimisht, deri tani vonë, u prezantua si nismë politike e Presidentëve Thaçi dhe Vuçiç për t’i dhënë përfundimisht zgjidhje njohjes së Kosovës nga Serbia. Mirëpo, ishte kryeministri Zaev, i cili në një audiopërgjim, pohoi se ndarja e kufijve të Kosovës dhe Serbisë është plan i fshehtë i Rusisë dhe Turqisë dhe Soros. Këto ditë thirrja e kryeministrit Ramush Haradinaj në Gjyqin e Hagës, (çuditërisht jo Presidenti Thaçi), të bind se motivi është politik, ngaqë Haradinaj si kryeministri i Kosovës ka bllokuar planet e fshehta për ndarjen e kufijve Kosovë – Serbi. Njëkohësisht, shkarkimi i Ditmir Bushatit nga çdo funksion partiak në PS nga kryeministri Rama, të bind edhe më shumë se Bushati po bëhet “kurban” sikundër edhe Ramush Haredinaj i planeve Rusi- Turqi -Soros për ndarjen e kufijve Kosovë – Serbi.

Reagon Ditmir Bushati: Nuk është e rëndësishme, nëse ke post në PS, por idealet për të cilat lufton

Pas shkarkimit që kryeministri Rama i bëri Ditmir Bushatit nga posti i tij si drejtues politik i qarkut të Shkodrës, Bushati reagoi duke u shprehur se nuk është e rëndësishme nëse ka apo jo një post në PS, por rëndësi kanë idealet për të cilat lufton.

Ditmir Bushati: Të jeni të qetë, do të ketë komunikime të mëtejshme. Nuk ka rendësi jam me post apo jo, por për çfarë çështjesh luftoj. Mungesa e postit më bën të jem edhe më i vendosur për të çuar përpara projektet për të cilat jam angazhuar. I pyetur nga gazetarët nëse është ai “mendimi ndryshe në PS”, Bushati u shpreh se për këtë duhet të pyesni të tjerë dhe jo atë.

Prof. Dr. Elmaz Sherifi, ish ministër i PS-së:Projekti sllav goditi Haradinajn dhe Bushatin, që kundërshtuan korrigjimin e kufijve

Ka disa të vërteta që konkurrojnë me hamendësimet lidhur me thirrjen e kryeministrit Haradinaj nga Gjykata Speciale dhe shkarkimin e ministrit të Jashtëm Bushati. E vërteta e madhe është se Haradinaj ka qenë i vendosur kundër projektit të ndryshimit të kufijve. Njëkohësisht ai ka vendosur me vendim qeverie Tarifën e mallrave që vijnë nga Serbia. Por çuditërisht ai është ndër të parët që shkoi në Gjykatën Speciale, kur ka fituar dy herë pafajësinë nga Gjykata e Hagës. Opinioni priste që ftesa do të ishte për Thaçin. Të gjithë shqiptarët e kanë dëgjuar kryeministrin Rama, kur deklaroi se ministri Bushati është ministri më i mirë i Jashtëm i Shqipërisë. Por çuditërisht edhe ai u shkarkua. Edhe Bushati ka qenë kundër projektit të ndryshimit të kufijve. Me të drejtë arsyetohet për të gjetur të drejtën midis së vërtetave dhe hamendësimeve. Duket sikur një “projekt sllave” ka qarkulluar e godet politikanët që janë kundër atij projekti. Ku ndodhet ? Midis ne shqiptarëve të përçarë lëviz. Të paktën kështu mendojnë shumica e shqiptarëve në dy shtete të një kombi.

Asambleja Kombëtare e PS-së thërret kongresin në janar 2019, Edi Rama i vetëm në garë për kryetar partie

Kryeministri Rama fillon spastrimet për disfatën elektorale të 30 qershorit

Bojkoti i votimeve në 30 qershor nga shqiptarët në masën deri në 85 % ishte një mesazh i qartë ndaj kryeministrit Rama, se qytetarët, votuesit, elektorati në përgjithësi, por edhe të Majtët janë shumë të pakënaqur nga qeverisja e deritanishme. Kryeministri Rama, mbase e di shumë mirë që pakënaqësia e shqiptarëve ndaj qeverisë ka të bëjë me korrupsionin galopant dhe të pandëshkueshëm të qeverisë, ku çdo ditë denoncohet nga një korrupsion, sidomos ato që kanë të bëjnë me PPP dhe faji kryesor është i vetë kreut të qeverisë.

“Kurbani” i bojkotit të 30 qershorit

Në Asamblenë Kombëtare që u mblodh dje Kryeministri Edi Rama bëri të ditur largimin e Ditmir Bushatit nga drejtimi i qarkut të Shkodrës dhe Blerina Gjylametit nga drejtimi i kryeqytetit. Ndërsa Sandër Lleshit iu delegua qarku i Lezhës, nga ku largohet Lindita Nikolla. Edi Rama: Duke ndjerë nevojën për të përmirësuar drejtimin politik në Qarkun e Shkodrës, Qarkun do e drejtojë kryetari i ri i Bashkisë së Shkodrës. Duke ndjerë nevojën që në Qarkun e Tiranës më shumë rezultat propozoi që ta drejtojë Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati. “Duke qenë se për arsye të disa ndryshimeve që do i shpjegoj në sekretariat, Lindita Nikollës do i propozojmë t’i ngarkojmë një detyrë tjetër, Qarkun e Lezhës do e drejtojë Sandër Lleshi. Ndërsa në Qarqet e tjera qëndrojmë siç jemi dhe pastaj shohim më tutje rezultatet e punës.” Ikën Ditmir Bushati, Blerina Gjylameti, Lindita Nikolla.

Ndryshime dhe ne sekretariat

Ilir Beqja emërohet Sekretar për Koordinimin e Këshillave Drejtues. Lindita Nikolla, sekretare për burimet njerëzore. Blerina Gjylameti, sekretare për digjitale. Sekretar për Rininë Gent Cakaj. Sekretar për Organizimin dhe Koordinimin, Arben Pëllumbi

Kërcënime për spastrime të thella

Sikurse PPSH, kur Byroja Politike bënte spastrime të thella në parti dhe shtet, sa herë që “lindte” ndonjë armik i ri, edhe kryeministri Rama paralajmëroi spastrime të thella në Rilindjen Socialiste, në parti dhe shtet, nëse deri në janar, nuk do të bindin shqiptarët për sukseset madhështore të qeverisë.

Edi Rama: Është koha që secili dhe secila në këtë sallë të bëjë kilometrat e vet. Kilometrat. Dua ta them që sot nuk mund të ketë më deputetë që marrin malet për të takuar njerëz. deputetë që edhe në fushatën e 30 qershorit kanë shkuar tek njerëzit vetëm javën e fundit. Nuk mund të ketë më anëtar të Asamblesë së PS-së që kujtohen për PS-në vetëm nga ftesa për mbledhjen e Asamblesë dhe nuk shfaqen tek njerëzit. Kush nuk do i përgjigjet ritmit që kërkon 30 qershori nuk do të jetë më në projektin tonë politik 2021. Revolucioni imagjinar i administratave bashkiake ishte një turp dhe u kthye në disfatë shembullore për udhëheqësit.