Pas eksperimentit me opozitën parlamentare, Kryeministri Rama sajon edhe opozitën politike

691
Sigal

Analizë nga Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Sot jemi nën diktatin e shtetit partiak, jo shtetit të së Drejtës. Nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën reale, pasi vendi do futet në krizë politike, ekonomike dhe institucionale. Zgjedhje me ‘kasketa në kokë’ janë të palegjitimueshme. Falcifikimi i firmave të partive, shkeljet e KQZ-së, koncesionet me VKM në mungesë të Gykatës Kushtetuese, dhe dështimi në Samitin e Berlinit

Prof. Dr. Elmaz Sherifi, ish ministër i PS-së

Nëse ka firmëtarë që deklarojnë se firma e tyre është falsifikuar, themeluesit e Bindjes Demokratike janë moralisht te diskretituar dhe prokuroria mund të fillojë hetimit ndaj gjykatësit, KQZ dhe depozituesit dhe firmave, për shpërdorim të detyrës dhe falsifikimit

Sot funksionon shteti partiak i Ramës, jo shteti i së Drejtës

Jakup B. GJOÇA

Prof. Dr. Elmaz Sherifi, ish ministër i PS-së në intervistën për gazetën “Telegraf” shprehet se nuk ka koalicione elektorale në zgjedhjet vendore, por me ironi thotë se Rilindja do të konkurojë me koalicionin e “të bindurve”.  Prof. Sherifi thotë se Samiti i Berlinit dëftoi se sa larg është Shqipëria nga integrimi në BE. Prof. Sherifi nuk shikon mundësi dialogu në zgjidhjen e krizës politike, por, pohon se do të fitojë “Më i forti”.

– Prof. Sherifi, PS kundër kujt do të garojë në zgjedhjet vendore që formoi Koalicion Elektoral derisa Opozita nuk merr pjesë?

–  PS do konkuroj me Rilindjen. Por nuk kuptoj anëtarët e koalicionit me kë do konkurojnë? Ndoshta konsiderojnë sfidant “koalicion e të bindurve”, ose se kanë bindjen se “Koalicioni i të Djathtëve” do të regjistrohet per zgjedhje, ose ndoshta për ” qejf” e “mode”, pasi mendojnë së më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje!

– Keni ndjesinë se koalicioni elektoral i PS është real derisa parti politike, të cilëve iu publikua pjesëmarrja përgënjeshtrojnë të kenë firmosur vullnetin e tyre politik që të jenë pjesë e këtij koalicioni elektoral?

– Kam qenë dhe jam kundër koalicioneve zgjedhore që janë “bashkësi numerash” dhe nuk i bashkojnë idete politike mbi qeverisjen dhe morali politik që i shërben interesave jetësore të zgjedhjeve. Ata që e kanë filozofi politike nënshtrimin e meritojnë edhe diskretitimin publik, përderi sa nuk deklarojnë cila është e vërteta.

– Dhjetëra persona kanë deklaruar se u është falcifikuar firma si firmētarë të Partisë Bindja Demokratike. Ju si e shpjegoni arësyen e këtij falcifikimi?

– Kam dije si themelohen subjektet politike elektorale dhe kam përvojën e di sa e vështirë është të grumbullosh mbi 3000 mbështetës sepse më 2012 themelova Lidhjen për Drejtësi e Progres. Duhet mbi një muaj të merret vendimi në Gjykate dhe mbi tre muaj të krijosh institucionet e partisë, sipas statutit dhe registrimi në KQZ për të konkuruar !? Nuk e di si u mundësua grumbullimi i firmave të 3000 mbështetësve për tre ditë, vendimi i gjykateës për një ditë dhe regjistrimi në KQZ për 5 orë. Nëse ka firmëtarë që deklarojnë se firma e tyre është falsifikuar, të krijohet bindja, se subjekti i ri politik nuk është “bio”, themeluesit e saj janë moralisht te diskretituar dhe prokuroria mund të fillojë hetimit ndaj gjykatësit, KQZ dhe depozituesit dhe firmave, pasi konsumohen element të veprës penale të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit.

– Çfarë u dha Shqiptarëve Samiti i Berlinit?

– Samiti i Berlinit i dha fund lojës sllave të ndryshimit dhe korrigjimit të kufijve të Kosovës. Bëri të mundur ndryshimin e mendimit të Thaçit për mbajtjen e taksës me Serbinë, deri sa ta njoh si shtet Kosovën,dhe “nxorri mbi ujë” shqiptarët e Shqipërisë që mbronin tezen e ndryshimit të kufijeve pa humbur kohë, se “nesër do ishte vonë”! Samiti tregoi sa para nesh është Maqedonia e Veriut dhe Zaev si politikan kokëulur, dhe sa larg është Shqipëria nga hapja e negociatave që sipas Ramës janë hapur që në qershor 2018!

– A është fajtore Opozita Nëse shtyhen egociatat për anëtarësim në BE?

– Kush i kushtëzon hapjen e negociatave me opozitën, jo vetëm nuk kupton ç’është politika e injoron institucionet e BE, por e lëvdon aq shumë minorancën, sa ajo duhet bërë maxhorancë që të na hap negociatat.

– Mungesa për një kohë shumëvjeçare e institucioneve kushtetuese sikurse Gjykata Kushtetuese dhe KLSH është e qëllimshme apo janë produkti i Reformës në Drejtësi?

– Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë si tani pa institucionet që do e klasifikonin si shtet i së Drejtës. Krijimi i institucioneve të reja të “Drejtësisë”, plotesimi i parlamentit me listarë dhe miratimi i ligjeve e kryerja e koncensioneve me vendime qeverie, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese shoqërohet me mungëse legjitimiteti. Sot funksionon shteti partiak, jo shteti i së Drejtës. I pari instucion që duhej krijuar do ishte Gjykata Kushtetutese, e cila, sipas ndryshimeve Kushtetutese, është institucion që ka lidhje të drejtëpërdrejtë me pushtetin gjyqësor dhe institucionet e vettingut. Kjo klasë politike nuk e njeh fare sistemin e ri politik kushtetutes, por imitojnë e kanë për zemër sistemin e vjetër të partisë shtet.

Prof. Sherifi a është thirrje për destabilizim nga pozita, kur thotë: – Nuk do të lejojmë zgjedhje vendore pa Opozitën?

–  Largimi i opozites nga parlamenti është veprim politike i panjohur nga doktrina e institucioneve politike e juridike. Por, nuk duhet të mbesim në trajtimet teorike. Duhet të pranohet realiteti dhe duhet zgjidhur me instrumente politike, pasi nuk mund të zgjidhet juridikisht, sepse, mungon institucioni që e interpreton Kushtetutën. Nuk kemi Gjykatë Kushtetutese. Opozita pretendon se nuk ka instrument ligjor për ta zgjidhur krizën e si mjet ka gjetur mosbindjen civile. Ky është realiteti që imponon zgjidhjen politike. Dhe duhet pranuar se abuzimi me pushtetin është i dukshem. Prokuroria po kërkon dënimin e banorëve që nuk paguajnë dritat dhe protestuesit dhe nuk fillon hetimin ndaj vjedhesve të pushtetit?! Nuk mund të eksperimentohet, duke sajuar opozita politike dhe opozita parlamentare! Nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën reale. Zgjedhjet edhe mund të bëhen nga ata që e mbrojnë atë tezë, por, zgjidhje nuk do të ketë, përkundrazi kriza politike e institucionale do të thellohet. Nuk mund të legjitimohen zgjedhjet vendore që zhvillohen me “kasketa e kontragaz në kokë”!

– A është një mundësi reale Përplasja Civile kur Mazhoranca, kryeministri këmbëngul që zgjedhjet vendore do të bëhen edhe pa Opozitën?

– Përgjigjen mendoj se e ka dhënë Berisha. Ai thotë: “ose vdekje e opozitës, ose largimi i Ramës”.

– A duhet që Opozita të kushtëzojë bisedime për zgjidhjen e Krizës politike pa Ramën kryeministër kur ky ka mandatin elektoral?

–  Në politike nuk ka ultimatume. Jam kundër ultimatumeve, pro dialogut. Nëse nuk pranohet dialogu me Ramën si kryeminister, Rama nuk mund të përjashtohet nga dialogu si kryetar i partisë në pushtet. Edhe Meksi nuk jepte dorëheqje në 1997, por u detyrua Berisha si president t’ja kërkonte dorëheqjen e të krijohej qeveria e Pajtimit Kombëtare.

– Prof. Sherifi ju si e gjykoni Platformën e Opozitës për Qeveri Tranzitore? A mund të diktojë Opozita gjithçka mazhorancës?

–  Një nga vezët do te thyhet. Tani që në vend të dialogut politike preferohet forca, do të shikojmë kush do të jetë më e “fortë” ! Mendoj se opozita i ka humbur të gjitha. Ajo nuk ka çfarë humbë, veç se të rriten mbështetësit e saj. Nga kjo përplasje, mendoj se humbet qeverisja e vendit, Shqipëria dhe shqiptarët. Nëse kërkesa për zgjedhje krijon precedent, le ta krijojmë që askush të mos guxoj të keqqeveris!

Faleminderit!