Pas dështimit të negociatave, Rama dhe Meta takim kokë më kokë për presidentin

88
Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar mëngjesin e sotëm që të zhvillojë një takim kokë më kokë me kreun e Kuvendin, Ilir Metën.
Mësohet se ka qenë i pari i qeverisë ai që ka shkuar në Kryesinë e Kuvendit për të takuar aleatin e tij, ndërsa ka qendruar aty për afro 60 minuta.

Takimi mes dy liderëve vjen vetëm pak orë pas dështimit të negociatave të ndërmjetësuara nga ndërkombëtarët David McAllister dhe Knut Fleckenstein. Pas dështimit të negociatave me opozitës, aleatët Rama-Meta po diskutojnë për zgjedhjen e presidentit të ri, ndërsa nesër është raundi i tretë.

Kujtojmë se për të gjetur një zgjidhje kryeministri dje bëri disa lëshime, siç ishte propozimi për shtyrjen e zgjedhjeve më 16 korrik, 4 ministra teknik, por jo qeverinë teknike, ç’ka solli edhe largimin e Bashës nga Pallati i Kongreseve, vend ku u ulën palët por dialog.

Sipas propozimit të Ramës, ministritë që duhen të kenë ministra teknikë do t’i propozonte opozita, ndërsa emrat t’i zgjidhte kreu i ekzekutivit. Nga ana tjetër, burimet bënë të ditur se Basha refuzoi ofertën, duke kërkuar një kryeministër teknik në drejtimin e një qeverie teknike.