Pas deklaratës së fortë të ambasadorit Donald Lu, reagon deputeti i PD: Nuk dënohet Tahiri pa Ramën

711
Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka reaguar pas deklaratave të bëra ditën e djeshme nga ambasadori amerikan Donald Lu për hetim të plotë të çështjes së ish-ministrit Tahiri. Ai ka mbështetur propozimin e ambasadorit amerikan që hetimi i Saimir Tahirit të bëhet nga prokurorë të FBI-së. Në rrjetin social Facebook, Shehaj thotë, se është shumë mirënjohës ndaj ambasadorit Lu, teksa shton se e sheh të domosdoshme përfshirjen e FBI në hetim. “Nuk dënohet Tahiri pa Ramën. Jam shumë mirënjohës ndaj Ambasadorit Lu dhe e shoh te domosdoshme përfshirjen e FBI-së në hetim. Kush ka besim që Rama mund të hetojë ish-krahun e tij të djathtë? Ai e ka të qartë që, po u dënua Tahiri do dënohet edhe Rama dhe shokët e tij”, shkruan në rrjetet sociale deputeti Shehaj.
Sigal