Pas çlirimit të Teatrit, zija pushton qeverinë në Pallatin e Brigadave!

776
Sigal

Ndërkohë që artistët të mbështetur edhe nga qindra qytetarë dhe eksponentë të lartë të opozitës, kanë arritur një fitore të parë duke çliruar godinën e Teatrit Kombëtarë, Edi Rama, nuk ka bërë asnjë koment për këtë zhvillim të frikshëm që lëkund fortë arrogancën e tij. Nga ana tjetër paralelisht me këto ngjarje, ai ka mbledhur urgjentisht qeverinë në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Nga burime pranë qeverisë të cilat janë pjesëmarrëse në takim. Sipas tyre, Rama ka mbledhur kabinetin qeveritar në Pallatin e Brigadave në takimin e formës së “Retreat” dhe se  përveç ministrave të pranishëm janë edhe zv.ministrat dhe funksionarë të tjerë të lartë.

Takimi ka nisur prej orës 09:00 të mëngjesit dhe në orën 11.00 përfundoi pjesa e parë e tij. Ndërkohë që është diskutuar për detyrat e qeverisë për sezonin politik që u mbyll dhe çfarë pritet të intensifikohet në shtator e në vijim, mësohet se vijueshmërinë e qetë të kësaj mbledhje-propagandë e ka prishur lajmi se qytetarët kanë çliruar Teatrin Kombëtarë.

Burime për Syri.net kanë thënë gjithashtu, se zhvillimet në sheshin dhe brenda godinës së Teatrit Kombëtarë kanë ngjallur një atmosferë të zymtë, mes anëtarëve të qeverisë Rama, si dhe veçanërisht në mimikën e vetë kryeministrit.

“Duket sikur ka rënë zija”, thotë një nga pjesëmarrësit në këtë takim që ende vazhdon.

Syri.net