Pas bujës për mirëqenie, “Rilindja” pranon rënien sociale, rritjen e borxhit dhe shtimin e korrupsionit

409
Arjan ZADRIMA
Raporti zyrtar i Kryeministrisë: qeveria pranon, se pavarësisht të gjitha masave të marra për të reduktuar korrupsionin, për të rritur transparencën dhe hetimet, korrupsioni vazhdon të jetë një fenomen i përhapur gjerësisht 
Pas bujës për mirëqenie, “Rilindja” pranon rënien sociale, rritjen e borxhit dhe shtimin e korrupsionit . Kur kanë mbetur vetëm pak muaj nga mbarimi i këtij mandati, qeveria duket se ka dështuar në zgjidhjen e shumë problemeve kyçe që shqetësojnë prej vitesh vendin. Korrupsioni vazhdon të jetë problematik dhe qeveria e paaftë për ta luftuar. Borxhi publik po ashtu, synohet të ulet në vitet në vijim, sepse deri tani ka pësuar vetëm rritje. Edhe sistemi bankar duket se kërkon më shumë vëmendje. Kreditë e këqija vazhdojnë të mbeten në nivele shqetësuese, ndërsa mbulimi me kolateral ka pësuar rënie. Sakaq, rënia e interesave ka shkaktuar rrjedhimisht dhe ulje reduktim të ndjeshëm të depozitave, duke e çuar mesataren e tyre më të vogël e 3 viteve të fundit. Përmirësimi i shërbimit në tatime dhe dogana vijon të jetë një sfidë më vete. Gjithë këto probleme i pranon dhe vetë qeveria. Në Planin Kombëtar për Integrimin Evropian 2017–2020, i miratuar vetëm pak ditë më parë në Këshillin e Ministrave, i publikuar ditën e martë nga qeveria. 
Korrupsioni, masivizim dhe fuqizim në administratë 
Në dokumentin e qeverisë vlerësohet, se lufta kundër korrupsionit është një nga prioritetet kryesore të saj dhe se politikat kundër-korrupsionit synojnë reduktimin e korrupsionit në mënyrë progresive, duke rritur integritetin e institucioneve dhe promovimin e qeverisjes përmes përmirësimit të shërbimeve publike ndaj qytetarëve, zbatimit të ligjit dhe transparencës. Por me gjithë dëshirën e mirë, qeveria pranon se pavarësisht të gjitha masave të marra për të reduktuar korrupsionin dhe për të rritur transparencën dhe hetimet, korrupsioni vazhdon të jetë një fenomen i përhapur gjerësisht. Qeveria pretendon se synon rritjen e kapaciteteve të institucioneve për kontrollin dhe inspektimin e brendshëm, vlerësimin e riskut për korrupsion në institucionet e administratës shtetërore si dhe atë të hapësirave për korrupsion në hartimin e legjislacionit. 
Borxhi publik, në rritje
Ndërkohë, sa i përket borxhit publik, qeveria premton se ulja e tij do të fillojë gjatë këtyre tre viteve të ardhshme, nga 70.9% që parashikohet të jetë në fund të vitit 2016, në 59.3% të PBB-së deri në vitin 2019. “Faktorët kryesorë që do të mbështesin arritjen e objektivit të uljes së borxhit janë; lufta e vijueshme dhe pa tolerancë ndaj evazionit fiskal; reformimi i mënyrës së përdorimit të fondeve publike me qëllim rritjen e eficencës dhe efektivitetit të tyre; si dhe ndërmarrja e reformave të rëndësishme tatimore”, analizohet në dokumentin qeveritar.
Kreditë dhe depozitat, problem alarmant
Në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe në konsultim me bankat, BB dhe FMN, qeveria ka hartuar nja plan masash që synon uljen e huave me probleme. Ky plan u finalizua në vjeshtën e vitit 2015 dhe përmban masa ligjore dhe rregullatorë, të cilat presupozohet të lehtësojnë ndjeshëm procesin e administrimit të rrezikut të kreditit nga sektori bankar. Banka e Shqipërisë gjykon se zgjidhja e çështjeve që lidhen me kreditë me probleme dhe ekzekutimin e kolateralit, do të ketë një ndikim parësor në përmirësimin e ofertës për kredi. Por edhe për efikasitetin e këtij plani masash, qeveria duket se i ka varur shpresat për periudhën e ardhshme 3-vjeçare se deri më tani pothuajse nuk është bërë asgjë. “Gjashtëmujori i parë i vitit 2016 shënoi përkeqësim të cilësisë së kredisë, kryesisht nga prurjet e reja në stokun e kredive me probleme për subjektin biznes në monedhë të huaj, përqendruar në grupin e bankave të mëdha. Në fund të qershorit 2016, raporti i kredive me probleme shënoi 19.96%, duke u zgjeruar me 1.7 p.p. ndaj nivelit në dhjetor 2015. Brenda strukturës së kredive me probleme, zgjerimi i konsiderueshëm i klasës nënstandard (në 30.8% të totalit të kredive me probleme, 356 nga 23.3% në dhjetor 2015) tregon se ka një fluks të ri në klasat e kredisë me probleme; nga ana tjetër, tranzicioni brenda klasave të kredisë me probleme shfaq migrimin drejt klasës së “humbur”, e cila është zgjeruar me 2% gjatë periudhës, pa konsideruar efektin e kredive të fshira 
Sigal