Pas ‘Bild’, revista më me ndikim në botë, shkruan për blerjen e votave në Shqipëri

535
Sigal

Pas gazetës gjermane ‘Bild’, e cila publikoi edhe përgjimet e shit-blerjes së votave në vendin tonë dhe pazareve të kryebashkiakut Vangjush Dako me pjesëtarin e grupit të ‘Avdylajve”, një tjetër media e huaj i dedikon një shkrim lidhur me situatën e drogës në vend ndërsa Shqipërinë e konsideron si narko-shtetin e parë në Europë.

Në shkrim përmendet edhe si bandat e drogës ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2017.

“Një brez i ri shqiptarësh janë kapur mes krimit të organizur të politikës, papunësisë dhe parave të shpejta të drogës së klasit A”, shkruhet në artikull.
Më tej, përmendet raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit i cili e cilësonn vendin  si shtëpi e krimit, ligjit të dobët dhe qeverisë me institucione të dobëta dhe jashtë kontrollit”.

“Në shkurt, policia kapi 613 kilogramë kokainë të fshehur në një kontejner bananesh  nga Kolumbia , e cila arriti në Shqipëri përmes portit të Durrësit. Ka pasur edhe rritje të krimit nga konkurenca e grupeve kriminale të shqiptarëve  në  Amerikën e Jugut. Në 2017, Remzi Azemi, një shqiptar i Kosovës i lidhur me trafikun e kokainës, u vra ndërkohë që udhëtonte me familjen e tij në Guayaqil, Ekuador.
Vitin e kaluar, Ilir Hidri, një tjetër shqiptar i dyshuar për prëfshirje në trafikun e drogës u vra në të njëjtin qytet.  Paratë e drogës janë një pjesë rrënjësore e sistemit demokratik të Shqipërisë, sepse mënyra më e mirë për të siguruar votat e njerëzve është pagesa me para, dhe mënyra më e mirë e sigurimit të parave është tregtia e drogës.

Në janar, u zbulua se bandat e kokainës ndikuan në mënyrë të suksesshme në zgjedhje duke blerë vota”, shkruhet ndër të tjera nga media kanadeze.

Artikulli:

https://www.vice.com/en_us/article/zmpq89/the-inside-story-of-europes-first-narco-state?fbclid=IwAR2GfsGibNO08-d4-3WKSxe3PKT8jZV7ObfvJ4M18yS2A9fM0y7kXZ5iUSI