Pas betimit të Metës President, vjen urimi nga LSI: Ditë e mirë për të gjithë

483
Pas betimit të Ilir Metës si president i ri i Republikës së Shqipërisë, vjen edhe urimi i parë për të nga radhët e LSI-së.
Kështu, ish-kreu i LSI-së, Petrit Vasili me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut pohoi se sot është një ditë e mirë për të gjithë shqiptarit. Kjo pasi në krye të shtetit shqiptar sipas Vasilit do të jetë një politikan që do njerëzit e thjeshtë.
URIMI I VASILIT
Ilir Meta nga sot president, ditë e mirë për të gjithë.
Në krye të shtetit burri që di t’i dojë njerëzit e thjeshtë.
Urime dhe punë të mbarë!
Sigal