Pas akuzave për lobimin rus, ambasadori Lu takon Bashën për 20 minuta në selinë e PD

624
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Donald Lu, i është drejtuar selisë blu paraditen e sotme për të zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Takimi i zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike nisi në orën 12:00 dhe zgjati 20 minuta.
Ky takim vjen në një moment kur Partia Socialiste ka akuzuar Partinë Demokratike për lobim me para të pista dhe bashkëpunim me disa kompani ruse.
Sigal