Pas 4 orësh diskutime, përfundon mbledhja e grupit parlamentar të PD

472
Pas 4 orësh diskutime, ka përfunduar mbedhja e Grupit të Parlamentar të Partisë Demokratike.
Ashtu dhe siç u pasqyrua në media, në mbledhje pati nga ata zëra, si Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu që PD te hyje në zgjedhje.
Burime nga PD thanë se shumica e deputetëve janë për vijën e fortë të ndjekur deri tani. Sipas tyre s’mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën. “Zgjedhjet në Dibër dhe droga, dhe përpjekjet që po bëhen aktualisht nga qeveria për të kapur votën kudo në çdo rreth tregon se Rama është i njëjti, asgjësues i votës”, janë shprehur deputetë të PD-së.
Kjo mbledhje erdhi fill pas reagimit të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani reagoi sot publikisht ku i kërkoi opozitës dhe maxhorancës që të ulen në një tryezë për zgjidhjen e krizës. Fill pas kësaj erdhi dhe përgjigja e Ramës, i cili pohoi se ishte pro dialogut, pavarësisht se thirrja e Nishanit ishte e vonuar. Ndërkohë, në një deklaratë të sajën, Koalicioni opozitar iu përgjigj pro ftesës për dialog.
Sigal