Pas 2 orë e 30 minuta pritje, ish-ministri Tahiri i dërgon një mesazh Këshillit të Mandateve

498
Mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores është mbledhur prej orës 11:00 për të diskutuar kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetit Saimir Tahiri dhe më as arrestimin e tij. Por ndonëse kanë kaluar 2 orë e 30 minuta nga fillimi i mbledhjes, ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, nuk i ka ardhur radha për të shprehur qëndrimin e tij.
Pasi ka dëgjuar prej orës 11:00 pyetjet që anëtarët e Këshillit të Rregullores i kanë bërë prokurorëve për marrjen e autorizimit për arrestimin e tij, Tahiri ka vendosur të reagojë.
Ai ka tentuar të tërheqë vëmendjen e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit të Mandateve duke bërë një veprim, që të paktën media i ka rënë në sy.
Në një moment të mbledhjes Tahiri ka marrë një fletë të bardhë, stilolapsin dhe ka shkruar emrin e tij “SAJMIR TAHIRI”. Letrën e ka vendosur në një vend të dukshëm që ta shohin edhe deputetët e të dy krahëve. A është ky një mesazh i koduar i Tahirit? Nëse po, për kë?
Sigal