Partnerët e SHBA në Ballkan dhe Evropën Lindore bëjnë gati dosjet për emrat dhe finacimet e Soros

468
Institucionet Amerikane, kërkojnë nga shtetet partnere në Ballkan dhe Evropë, përgatitjen e dosjeve për njerëzit e Soros, financimet që kanë marrë dhe objektin e tyre 
Situata e rëndë politike në Shqipëri, kapja e shoqërisë civile, gazetarëve dhe mediave nëpërmjet projekteve që “Soros” u shpërndan personalisht gazetarëve, individëve të posaçëm enteve të caktuara në format e sponsorizimeve kanë bërë që shterojë fryma e debateve konstruktive, dhe protestave anti-qeveri, kushdo qoftë në krye të saj. Është pikërisht shuarja e protestave shoqërore dhe kapja e shoqërisë civile nga grupet Sorosiane, dhe përdorimi i kësaj shoqërie si mish për top nga misionarët e sajë në Tiranë, Ballkan, Evropën Lindore, ShBA dhe më gjerë shkaku që miliona njerëz kanë nisur protestat dhe kanë kërkuar të nisin hetimet pikërisht për mandatin që ka trazuar dhe sabotuar demokracitë e brishta kudo në botë. Qëllimi i kësaj katrahure nga ana e Soros, ka si pikësynim shkatërrimin e shtetit të së drejtës,kapjen nga ushtarët e sajë dhe shfrytëzimin ekonomik dhe financiar nëpërmjet koncesioneve dhe shfrytëzimit të pasurive nëntokësore dhe mbitokësore. Por nga ana tjetër manjati Soros është edhe strumbullari i protestave Anti Trump si para fushatës,pas tij dhe ato të para dy ditëve, kur SHBA festuan ditën e Presidentëve. Greva e urisë, protestat dhe marshimi i banorëve të Zharrëzës drejt Tiranës janë maskarada dhe faqja e zezë e një vendi që pretendon se është shtet aq më tepër kur ky shtet ndodhet në zemër të Evropës. Të mos harrojmë se tentakulat Soros janë hedhur si një litar në qafën e shumë vendeve evropiane dhe këtë më mirë se kushdo po e vuajnë shqiptarët ku të gjithë qeveritarët e Rilindjes janë produkt i Soros. Po kështu edhe në radhët e PD ka shumë drejtues që kanë gëlltitur çorbën Soros dhe sot janë në veprim duke koordinuar dhe bashkërenduar marrëdhëniet më Ramën. Nuk është rastësi që në Bashkinë e Tiranës ka 20 vjet që drejton Soros, Rama, Basha dhe tashmë Veliaj. Kjo është arsyeja që ata i mbyllën dosjet njëri tjetrit. Sa për saktësim sa herë që Basha protestonte gjatë këtyre dy viteve, protestat bëheshin ose tek Parlamenti ose tek Kryesia e Kuvendit me parulla kundër Metës dhe asnjë protestë kundër Ramës. Por kjo është edhe më e gjerë dhe e thellë dhe ishte pikërisht Berisha ai që ndaloi një koalicion Rama –Basha i cili do përbënte largimin e Demokratëve, të përndjekurve,pronarëve nga PD. Kjo është arsyeja që Basha shan Metën me qëllimin që ky i fundit të mos shkëputet nga Rama. Por loja e poshtër e grupimeve të Soros, miliardat e USAID, apo donatorëve të tjerë që po rrezikojnë seriozisht paqen e brishtë të vendeve në Ballkan dhe Evropës,kanë detyruar institucionet Amerikane të nisin aksionin për verifikimin se ku kanë shkuar paratë e qeverisë amerikane dhe kush është financuar prej tyre. Do verifikohen edhe rastet e dyshimta se këto para mund të jenë marrë nga ekstremistë fetarë dhe marksistë. Por më e rëndësishmja ka të bëjë me fakti se Institucionet në SHBA po kërkojnë të përpilohet dosjet me përfaqësuesit e sponsorizuar nga SOROS në Shqipëri, Maqedoni, Ballkan, Evropë dhe kudo në botë. Burime konfidenciale për “Telegraf”, bëjnë me dije se Maqedonia e ka dorëzuar dosjen e saj pranë institucioneve amerikane dhe se një tillë e ka dorëzuar edhe një parti e rëndësishme në Shqipëri. Madje institucionet amerikane u kanë kërkuar të gjitha partive në pushtet dhe atyre homologe me Republikanët Amerikanë të përgatisin menjëherë të dhënat, ku një pikë e veçantë është edhe roli i diplomatëve të SHBA në këto vende, por edhe i diplomatëve evropianë. Me sa duket fara e mbjellë nga Soros prej vitesh do të fillojë të shkulet me rrënjë dhe fakti që Soros ka qenë një bashkëpunëtor i nazistëve është një arsye më shumë për ti treguar vendin kësaj mostre që denigroi dhe degjenerojë shoqëritë e këtyre vendeve,nëpërmjet martesave mashkull –mashkull,apo femër-femër si dhe lakuriqësisë si modë e re. 
Sigal