Partizan MYFTARI/ Spartak Braho dhe avokatët e djallit

487
Sigal

Lexova përpëlitjet juridike të zotit Spartak Braho, të cilin kam patur mundësinë ta njoh personalisht. Nuk më pëlqeu aspak në argumentet “shkencore” juridike, politike dhe morale.

Përpëlitjet e tij nuk i japin dot frymë mushkërive astmatike të politikës LSI- iane. Nuk e shpëtojnë dot moralin e krimbur të Ilir Metës. Nuk ia zbardhin dot këmishën e zezë Guvernatorit Fullani të mbetur pa mushkri morali. Nuk kanë asnjë gram fuqie të hyjnë në mushkëritë e mëdha të një Kombi. Përfundimisht një zvarritje “spartakiane” për të treguar muskujt e zbehur të Rilindjes. Kufomëzimi që i keni bërë transparencës morale prej kohësh ka qelbur zyrat tuaja dhe përpëlitjet e virgjëra, ku formatimi juaj politik ka mbetur filozofi e blloqeve të Metës.
Me të vërtetë Siguria Kombëtare është në rrezik nga blloku juaj i alternimit. Me vjen keq, skraparlliu im, që udhëtoni kaq poshtë kur kini me vete një çantë të zezë (ashtu si thoni vet) me dokumente krimesh dhe çantën e mban të mbyllur. Hiqeni prej mendjes sepse tashmë asgjë s’ka mbetur e virgjër tek morali juaj juridik…
Një ditë do të lexoheni ndryshe….