Partitë shqiptare dhe prapaskenat e qeverisë së re maqedonase

56

Bardhyl BERBERI

 Tashmë në
Maqedoni fill pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit
 
kanë filluar negociatat për qeverinë e re  dhe 
për herë të parë Maqedonia është në dorën e shqiptareve. Dy partitë e
mëdha janë pothuajse barazim në rezultat dhe asnjëra nuk bën dot pa shqiptarët.
Por as partitë shqiptare nuk bëjnë dot pa BDI-në e Ali Ahmetit, e cila edhe pse
nën presion arriti të marrë 10 deputetë. Ky është numri 10 që i dha dorë Ali
Ahmetit që të jetë çelësi kryesor në qeverinë e re .
  Kreu i 
BDI-së është thirrur   në Tiranë
për konsultime me Kryeministrin Rama. Burime konfidenciale pranë BDI-së thanë,
se nuk
  e kanë pëlqyer aspak afërsinë me
Tiranën të deputetit Muhamed Zeqiri nga radhët e LSDM dhe bashkëpunëtor i Zoran
Zaev, liderit të opozitës. Ky i fundit, të hënën kërcënoi që askush mos të
negocionte me ish-kryeministrin Gruevski për qeverinë e re. Partitë shqiptare
ndërkohë po vënë kushte, Lëvizja “Besa” ka një kusht më shumë, që mos bëjë
asnjë koalicion me BDI-në, por këtë kusht nuk e ka Aleanca për Shqiptarët.
Shifrat tregojnë që pa BDI-në është e pamundur të krijosh qeverinë, vetëm nëse
deputetët e partive maqedonase braktisin partitë përkatëse. Ndërkohë, mësohet
se BDI do ketë kushtet e veta që lidhen me pikat e marrëveshjes e Ohrit, por
edhe me një përfaqësim të gjerë të shqiptarëve në qeverisje. Burime
  konfidenciale nga BDI ja thonë se  Gruevski 
iu   ka premtuar shqiptarëve postin e kryetarit të
parlamentit, si dhe poste të ministrave që gjithmonë i kanë mbajtur
maqedonasit. Zgjedhjet nuk i dhanë zgjidhje krizës, do jenë shqiptarët ata që
do vendosin të ardhmen e Maqedonisë. Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi i
kontaktuar
  ka refuzuar të sqarojë, nëse
ka hequr dorë nga mbështetja e Lëvizjes “Besa”. Ai nuk komentoi as zërat, nëse
kjo parti ka filluar bisedimet me BDI-në për pjesëmarrje të mundshme në qeveri
me VMRO DPMNE-në. Thaçi tha shkurt, se nuk dëshiron të japë deklaratë politike.
Nga ana tjetër dyshimet për ndryshim të qëndrimit të PDSH-së u ngritën pas
deklaratës së anëtarit të kryesisë qendrore të PDSH-së Azem Sadiku kur hodhi
poshtë idenë, që Thaçi të ketë ofruar mbështetje të pakushtëzuar për Lëvizjen “Besa”.
Sadiku tha, se PDSH do ta mbështesë me deputetët e saj Lëvizjen Besa vetëm për
çështjet madhore siç do të vepronte edhe me partitë e tjera shqiptare. Ndryshe
nga kreu i partisë Thaçi, i cili fitues të zgjedhjeve në bllokun shqiptar
kishte shpallur Lëvizjen Besa, Sadiku tha se fitues i këtyre zgjedhjeve është
BDI. Të gjitha këto lëvizje tregojnë se BDI e Ahmetit me 10 deputetë dhe PDSH e
Thaçit 2 deputetë janë të orientuar drejt koalicionit me Gruevskin. Duke
formuar një qeveri të mbështetur nga një koalicion me 63 deputetë. Pa
llogaritur ndonjë rrjedhje tjetër drejt pushtetit. Edhe kreu i
  Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta po
negocion
  me partitë shqiptre në Maqedoni
. Shqiptarët duket se do ta humbin shansin për të pasur në dorë të ardhmen e
Maqedonisë dhe kontribuar që ajo të integrohet në NATO dhe BE. Gruevski është i
padëshiruar nga Perëndimi dhe rrezikon të kthejë Maqedoninë në një bazë të
Rusisë në Ballkan. Shqiptarët dashur padashur
 
po i japin me sa duket një dorë këtij skenari. Çdo moment ka një
zhvillim të ri, por
  është fakt i
pamohueshëm, se qeveria e Maqedonisë nuk mund të krijohet pa pjesëmarrjen e BDI-së
që ka 10 deputetë fitues të kësaj partie shqiptare
  në zgjedhjet e fundit