Partitë po hyjnë në zgjedhje vendore me kandidatë të inkriminuar dhe para krimi

390
Forumi Civil 2010, nën drejtimin e ish presidentit Alfred Mojsiu zhvilloi një tryezë diskutimesh mbi masat e shpejta dhe të studiuara që duhen marrë që tani, për kurorëzimin me sukses të zgjedhjeve të pritshme për organet e qeverisjes vendore në Shqipëri. Ajo që ra në sy ishte mungesa e partive politike, gjë që tregon se ato janë pak të interesuara të debatojnë për fushatën zgjedhore, jashtë interesave të tyre partiake. Diskutantët pohuan se Kodi Zgjedhor nuk ka asnjë pengesë ligjore për të penguar persona të inkriminuar për kandidatë për kryebashkiakë dhe anëtarë në këshillin bashkiak, partitë bëjnë fushatë zgjedhore të parakohshme, duke shkelur Kodin Zgjedhor, madje të financuara nga burime të dyshuara, dhe nuk përjashtuan mundësinë e financimit edhe nga krimi, për dobësinë e KQZ-së që të monitorojë procesin zgjedhor, por kërkuan që fushatën zgjedhore ta monitorojnë edhe ndërkombëtarët, për të rritur besueshmërinë. Problem i madh u konstatua nga folësit në forum, edhe të mospublikimit të listave të zgjedhësve, madje heshtja që ka mbuluar këtë, është shqëtësuese, por mund të jetë edhe e qëllimshme, që zhurma të bëhet në ditën e zgjedhjeve. Edhe pse shumë folës shpresat e monitorimit i shprehën te monitorimi i SHBA-ve dhe faktorëve ndërkombëtarë, ambasadori amerikan Donald Lu, u bëri thirrje të gjithëve, e sidomos Shoqërisë Civile, që të punojnë që të mbrojnë demokracinë, sepse zgjedhjet e lira, do t’i bëjnë vetë shqiptarët, dhe jot ë huajt, për shqiptarët. 
Sigal

Partitë kërkojnë kamikazë dhe jo njerëz të përgjegjshëm

Alfred Moisiu

Drejtues i Forumit Civil 2010

Tashmë të gjithë jemi të mirënjohur me faktin se edhe 2 muaj na ndajnë nga zgjedhjet e 21 qershorit. Synimi i përgjithshëm duhet të jetë që këto zgjedhje të jenë më të mira se ato të viteve të mëparshme. Duhet theksuar se këto janë të parat zgjedhje pas reformës së madhe të pushtetit vendor, që shpresojmë të ndikojë për një hap cilësor në performancën e tij. Reduktimi i afërsisht 400 pushteteve në 61 bashki, është një hop ku për rrjedhojë dhe pritshmëritë janë të mëdha. Në mënyrë të veçantë këtë radhë, për vetë faktin që shumica e bashkive janë të mëdha, kandidaturat e zgjedhura për të drejtuar këto bashki marrin shumë rëndësi. Ende nuk është shumë e qartë situata për listat e zgjedhësve apo për çfarë duhet bërë për informimin e çdo zgjedhësi, për qendrën ku ai do të votojë, e të tjera kërkesa që burojnë nga kodi zgjedhor. Shohim që akoma nuk ka një informacion të plotë të publikuar mbi këto probleme. Në të kaluarën, kujtojmë që listat zgjedhore shpesh janë bërë objekt i tensioneve politike për gabime dhe mungesa të shumta apo mangësi të tjera. Difektet dhe gabimet që janë konstatuar edhe herë të tjera nuk mund të justifikohen nëse përsëriten. Dëgjohet që pranë KQZ-së akoma nuk janë paraqitur listat e komisioneve të qendrave dhe zonave të votimit. Vazhdon loja e ndërrimit të emrave të komisioneve zgjedhore. Dhe pikërisht kjo bëhet sepse partitë kërkojnë ushtarë të bindur verbërisht, të vendosur për të zbatuar çdo urdhër të tyre. Vetë partitë politike kërkojnë më shumë “kamikazë”, sesa njerëz të saktë dhe të kujdesshëm për zbatimin e ligjit. Këtë, tani pas njëzet e pesë viteve të demokracisë do ta konsideroja skandaloze. Ende qarkullon ideja e organizimit të ruajtjes së votave, apo sikurse po thuhet nga disa politikanë mos prekni votat. Vërtet është alarmante, që të kemi ende drejtues dhe politikanë që mendojnë sesi të spekullojnë me votat dhe jo sesi të punojnë më mirë e më drejtë për të mirën e vendit dhe të qytetarëve. Gjykoj se do të ishte në të mirë të punës që të hartohet një kod etike. Këtë mund ta bëjë shumë mirë institucioni i Presidentit, duke bashkëpunuar ngushtësisht me partitë politike, pa mënjanuar bashkëpunimin me shoqërinë civile. Kjo kërkon që të shihet me kujdes dhe në kohë rrugëzgjidhja e problematikave të mbetura ende pezull. Është koha të punohet sa më parë për materializimin e kushteve të nevojshme për zgjedhjet e pritshme. 

Niazi Jaho, konstucionalist: Heshtje shqetësuese, mospublikimi i listave të zgjedhësve

Ligjërisht, në 12 maj 2015 duhet të fillonte fushata zgjedhore. Në fakt, ashtu si herët e tjera, për kapital politik fushata te ne fillojnë shumë më parë, dhe, natyurisht edhe shpenzimet do të jenë edhe më të mëdha. Ka shënja që tregojnë se fushata zgjedhore do të jetë e elektrizuar. Pa u ndalur seriozisht në problemet që preokupojnë njerëzit, që mendojnë se do të vazhdojnë të jenë shqetësuese, megjithë rezultatet e arritura, edhe pas zgjedhjeve, në këtë vështrim, votuesit duan të dëgjojnë më tepër kandidatët, që do të miratohen, sesa drejtuesit e partive politike. Dhe më tepër, kandidatët duhet të dëgjojnë mendimet e votuesve. Problemi mbetet çështja e listave të zgjedhjeve, për të cilën për çudi, flitet pak, ose aspak. Dhe ky moment ndryshon nga zgjedhjet e mëparshme. Në zgjedhjet e mëparshme ka patur edhe kritika, nga subjekte të veçantë se janë lënë jashtë lista edhe pallate, edhe sektorë, edhe persona, edhe dublime. A keni dëgjuar, që sot të flitet për këto? Nuk e përgjithësoj, por unë nuk kam dëgjuar dhe e quaj këtë një qetësi të shqetësuar, sepse është vështirë të thuash se nuk flitet për këtë, se listat janë të përsosura. Tani ka dalë edhe çështja e besueshmërisë të kandidatëve. Kjo është më tepër një problem i diskutuar në parlament, pra është një problem i vullnetit politik. Natyrisht, askush nga zgjedhësit nuk do të dëshironte që si kandidat të jenë të dënuar persona me vendim të formës së prerë të gjykatës, për një krim. Mirëpo tërheq vëmendjen fakti se që nga 2000 që është miratuar Kodi Zgjedhor dhe deri në fund, përsa i përket deputetëve dhe kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të bashkive ose komunave nuk ka ndonjë kusht ose kriter që të jetë ndalesë që është i dënuar ose nuk është i dënuar. Dhe për çudi të kësaj, kur vjen puna e KZAZ, KQV dhe grupit të numërimit të votave, vihet si kusht, si kriter verifikimi i dënueshmërisë ose jo të tyre. Veç kësaj, çdo projekt do të ishte i mirëpritur, që do të ndalonte personat të dënuar për krime me vednim të formës së prerë, ashtu siç do të ishte e domosdoshme, që çdo prjekt i miratuar të ishte në përputhje me Kushtetutën, me dokumentat ndërkombëtare, me Konventën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. 

Afrim Krasniqi: Palët politike, konsensus për të shkelur ligjin

Zoti Ambasador i SHBA-ve, e shikoj prezencën tuaj si një mesazh shumë të rëndësishëm, në një situatë kur na mungojë partitë, sepse pas ditës së hënë, pas një apeli që ju u adresuat partive partive, ne prisnim të testonim, që nëse në këto zgjedhje do të ndryshonte diçka nga zgjedhjet e kaluara. Që do të thotë, që faktorët dhe aktorët politikë do të reflektonin ndaj këshillës për individët e përfshirë në veprat e ndryshme, të atyre kategorive të dekriminalizimit. Në fakt palët kanë reflektuar në mënyrën e gabuar, në mënyrën sesi nuk duhet të reagonin. Dhe unë e shikoj këtë edhe si një sinjal paralajmërues, sesi do të jetë fushata elektorale. Nëse ne marrim parasysh, që kryetari i bashkisë është i vetmi institucion që zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët, do të duhej të ishte një standart krejt ndryshe nga standartet e tjera. Fakti që ky standart shkelet në këtë mënyrë, dhe sidomos 90 % e kandidatëve janë emëruar dhe nuk janë zgjedhur as formalisht nga strukturat përkatëse të partive politike, është një element negativ për përfaqësimin në pushtetin vendor. Askush nuk flet për financimin elektoral. Këtë e shikoj si një problem madhor, për shkak se struktura e sotme ligjore nuk parashikon një mekanizëm monitorues të shpenzimeve zgjedhore, ose të asaj që quhet përdorim vetëm i buxhetit nga mjete shtetërore në mënyrë të paligjshme, por sidomos i burimeve informale, që në shumicën e rasteve në Shqipëri, kanë qënë edhe burim i kriminalizimit të politikës. Palët politike kanë paraqitur drafte të ndryshme për dekriminalizimin. Kësaj i thonë, të fillojë një ndeshje, të vejë nga mesi i saj dhe pastaj, palët të kujtohen që të ndryshojnë rregulalt e lojës. Kjo do të bëjë që procesi zgjedhor të tërhiqet nga ky proces zgjedhor nuk ka lidhje me problemet e shqetësimet e qytetarëve. Në zgjedhjet tona duhen vëzhgues ndërkombëtar, këtu duhen aktorë dhe raporte ndërkombëtare. Në kushtet e sotme, nuk ka tjetër institucione të garancisë së zgjedhjeve. Ne kemi një traditë tragjik. Kemi shumë parti të pasura, ndëkohë që kemi qytetarë shumë të varfët. 

Kujtim Çashku, regjizor: Thënia e Ramës për bashkim pushtetesh, e rrezikshme për demokracinë

Dje nga një udhëheqës i lartë u shtetit (kryeministri Rama) u tha që njehësimi i pushtetit qëndror me pushtetin loka, bën që gjërat të funksionojnë. Do të thotë, që qytetet mund të kenë zhvillim nëqoftëse njehësohen pushtetet qëndrore me pushtet lokale. Mendoj që është forma më e rrezikshme e një demokracie pas 25 vejtësh, që të hedhim teza të tilla, që në njëfarë mënyre na bëjnë neve, që akoma nuk kemi hyrë në një sistem të pluripartive dhe të ndarjes së pushteteve dhe të çështjes të konceptit se çafrë është pushteti qëndror dhe çfarë është pushteti lokal. Kur këtë e dëgjojmë nga njerëz që udhëheqin vendin sot, unë mendoj qëvërtet i ngrë një pikëpyetje shumë të madhe të gjithë zhvillimeve politike të 25 vjetëve. 

Dëshira Subashi: Fushata e parakohshme dëmton standartet e zgjedhjeve

Që listat zgjedhore të mos jenë problematike, ku sot çuditërisht, kalojnë në heshtjen time. Në eksperienncën time, kanë qenë momente shumë të nxehta problemet e listave zgjedhore dhe nëse nuk kanë marrë vëmendjen e duhur të kandidatëve e të partive politike, apo janë lënëme qëllim në heshtje, për të bërë një zhurmë në ditën e zgjedhjeve, është një ogur i keq për ta parandaluar, edhe për pak ditë këtë rrjedhje negative. Paraqitja e kandidatëve është një element tjetër, që pikërisht në momentet e fundit të skadimit të afateve. Politika gjen argumentin për të bërë një hetim apo verifikim të kandidatëve. Nëse merret një vendim në Kodin Zgjedhor, për kriteret e kandidimit, çfarë do të ndodhë me procesin zgjedhor elektoral? Kodi Zgjedhor mbetet një Kod pa fuqi veprimi. Kjo fushatë zgjedhore që ka filluar paraprakisht, ka një kosto zgjedhore, që nuk llogaritet, nuk deklarohet në kufijtë e zbatimit të Kodit Zgjedhor, sepse ky kod ka vënë kufirin 30 ditor të monitorimit financiar të fushatës zgjedhore. Kush e ka këtë luks “ekonomik” për financën elektorale të fillojë 2-3 muaj jashtë monitorimit? Ku jepet kjo llogari e një fushate elektorale? Pse kanë vënë shanset e barabarta për një palë zgjedhje? Pse jo të gjithë kandidatët nuk e kanë shansin në mënyrë të barabartë të garojnë në fushatë zgjedhore, që është një nga një nga parimet thelbësore të zgjedhjeve me standarte? Mundësitë që kandidatët që nuk mundin të bëjnë më parë fushatë elektorale, e kanë zero mundësinë të fitojnë, sepse askush nuk do ta mbajë këtë pabarazi zgjedhore. Kjo i jep çdo kandidati nesër, që nuk fiton, të ankohet në gjykatën zgjedhore, se nuk kishte shanse të barabarta zgjedhore, ndaj nuk mundi të fitojë. Jemi para faktit që ne kemi një administratë zgjedhore politike, të përfaqësuar politikisht. Kjo do të thotë, që partitë politike janë bashkëadministratorë me administratën zgjedhore. Kjo përgjegjësi e partive politike fatkeqësisht nuk ka qenë pozitive, sepse kanë shfrytëzuar mundësinë e ligjit për favore politike, duke sjellë jo pak raste, anomali në procesin zgjedhor. 

Ambasadori Lu: Shoqëria juaj civile do të mbrojë demokracinë

Kam ardhur në Shqipër vetëm 3 muaj më parë. Për mua presidenti Mojsiu është nga të paktë politikanë në Shqipëri, që nuk është përfaqësues i asnjë partie, nuk është një ishmilitant. Ju keni miq të mëdhenj në Amerikë dhe në Shqipëri. Të hënën kam thënë shumë për zgjedhjet vendore. Unë mendoj që thamë shumë ne amerikanët, por është kënaqësi e madhe për mua që t’ju dëgjoj sot. Të huajt nuk do t’i bëjnë këto zgjedhje të mira. Do të jetë shoqëria juaj civilë që do të sigurojë që demokracia shqiptare të jetë e mbrojtur. 

Prof. Dr. Luan Omari: Kushtetuta s’ka pengesa ligjore për ndalimin e personave për të kandiduar

Edhe pse zyrtarisht, fushata zgjedhore nuk ka filluar, ne po shikojmë një gjuhë të vrazhdët, që sa shkon edhe intensifikohet e egërsohet dhe nuk dëgjohet që të flitet për problemet madhore e reale. Ky debat është acaruar edhe nga ajo që quhet dekriminalizimi i organeve shtetërore. Ndryshe nga sa në parlament, përfaqësuesi i qeverisë, Kushtetuta jonë nuk ka asnjë fjalë për ndalesat e personave për të kandiduar si deputet. Po ashtu, edhe Kodi Zgjedhor ka mangësi, nuk ka asnjë ndalim. Kjo është një mangësi që duhet plotësuar. Kanë kaluar të gjitha afatet kohore që mundëson për këto zgjedhje miratimin e normave ligjore që të ndalojë elementë me kode kriminale për të marrë pjesë si kandidat. Në këto rrethana ka vetëm një mundësi. Që vetë partitë, të marrin masa urgjente për të hequr ata kandidatë që dyshohen se mund të kenë prezentë kriminale. Kohë ka akoma për ta bërë këtë ndryshim. 

Boks

Deklarata

Zgjedhjet e pritshme kërkojnë që tani masa të shpejta dhe të studiuara

Forumi Civil 2010 u bën thirrje partive politike kandidatëve të propozuar prej tyre, që në vend të nxisin kulturën e zënkave, me vlerë do të ishte të shpalosin alternativat e secilit në dobi të qytetarëve që do të mund të përfaqësojnë nëpër bashkitë e ardhshme, duke bërë pa asnjë lloj diskriminimi propagandë zgjedhore me çdo mënyrë të ligjshme. Ndërkohë, anëtarët e Forumit Civil 2010 dhe të ftuarit prej tij ngritën shqetësime rreth çështjes së listave të zgjedhjeve. Kështu do të bëhet gjithashtu i mundur detyrimi tjetër ligjor, sipas të cilit listat përfundimtare të zgjedhësve të publikohen jo më vonë se sa 35 ditë përpara zhvillimit të zgjedhjeve, pra, brenda datës 17 maj 2015. Njëherësh i bëhet thirrje edhe KQZ-së që të vërë në efiçencë të plotë autoritetin e dhënë atij nga ligji për përgatitjen dhe administrimin e procesit zgjedhor, duke siguruar transparencën mbi çdo aspekt të përgatitjes së këtij procesi electoral përfshirë hartimin, diskutimin, miratimin dhe publikimin e akteve nënligjore që ky organ miraton, si edhe të aspekteve të tjera përgatitore që ndërmerr, pa hezituar t’u japë informacion të plotë e të shpejtë të gjithë aktorëve të interesuar. Gjithashtu, të kooperojë me partitë politke për publikimin para votimit edhe të listave të këshilltarëve bashkiakë.