Partitë manipulojnë shpenzimet elektorale, duke fshehur financimin nga krimi

444
Neni 91 i Kodit Zgjedhor, duke iu referuar auditimit që duhet të kryejë KQZ për shpenzimet elektorale të subjekteve zgjedhorë thotë se “Jo më vonë se 5 ditë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve përçdo parti politike të regjistruar si subjekt zgjedhor, apo kandidatët e propozuar nga zgjedhësit, KQZ-ja emëron me short një apo më shumë ekspertë kontabël të licencuar, të përzgjedhur sipas nenit 92 të këtij Kodi, për të kryer auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara për fushatën zgjedhore”. Mirëpo, edhe pse kanë kaluar 37 ditë nga zgjedhjet e 21 qershorit, KQZ njofton se kontabilistët nuk pranojnë në marrin pjesë në auditimin, për shkaqe të ndryshme. 
Kontabilistët, nuk kanë besim te procesi i auditimit
Fushata zgjedhore e 21 qershorit 2015, vlerësohet si një nga fushatat më të shtrenjta financiare të zgjidhuara deri tani, kështu pohojnë shumë specialist, por edhe analistë ekonomikë, por edhe politikë. Në fakt, fushata zgjedhore filloi muaj përpara afatit që parashikon Kodi Zgjedhor, afat nga ku KQZ fillon ligjërisht edhe monitorimin e fushatës zgjedhore. Subjektet zgjedhore, parti dhe individë, kandidatë shpenzuan gjatë gjithë fushatës zgjedhore shuma të mëdha financiare, të cilat kurrsesi nuk mund të justifikohen, qoftë me burimet fianciare që financon buxheti i shtetit subjektet, por edhe nga paratë e deklaruara, të dhuruara nga individë dhe subjekte private, siç e parashikon edhe ligji. Madje, gjatë fushatës elektorale, psh, në bashkinë e Tiranës, PD dhe kandidatët e pavarur bënë akuza të ëprsëritura publike për shpenzimet e shumta financiare të kandidatit të ASHE për kryebashkiak të Tiranës, që kurrë nuk u dhanë përgjigjet bindëse, duke shtuar edhe më shumë dyshimet. Një kontabilist, i cili është ekspert i auditimit, që ka punuar edhe në poste drejtuese në Bankën e Shqipërisë, për shumë kohë, por që nuk do të indentifikohet me emër, u prononcua për gazetën “Telegraf”. “ E vërteta është se auditimi i shpenzimeve financiare për partitë e subjektet zgjedhore gjatë fushatave zgjedhore është se bëhet i rremë. Nuk ka asnjë interesim që dikush të bëjë auditim, sepse deri tani, janë marrë të mirëqëna çdo document që kanë paraqitur partitë dhe subjektet zgjedhore, pa mundur dot, që të auditohen shpenzimet reale që kanë bëra ato gjatë fushatës. Ndaj, çdo auditim i tillë është një farsë, e bëhet sa për të plotësuar informalitetin, e për të thënë, që ja, zbatuam ligjin, dhe çdo gjë është në rregullt. Që ka manipulim të këtyre auditeteve, por me autorizimin dhe diktatin e vetë subjekteve zgjedhore, kjo dëshmohet lehtë, kur në të vërtetë, çdo qytetar, çdo zgjedhës, e ka parë sa shumë lekë janë shpenzuar për fushatën elektorale, kurse në letrat e auditimit, shkruhet një realitet I falsifikuar shifrash”.
Kodi Zgjedhor është hartuar, për të justifikuar fallsifikimin e shpenzimeve elektorale
Eksperti I kontabilitetit, duke vazhduar prononcimin te gazeta “Telegraf”, përgjegjësinë e informalitetit të auditimeve që bëhen për shpenzimet elektorale nga subjektet zgjedhore, pas zgjedhjeve, e shikon te vetë Kodi Zgjedhor. “Në fakt, partitë politike kanë hartuar një Kod Zgjedhor, që të ligjësojë informalitetin, fallsifikimin e të gjithë treguesve financiarë, që ka lidhe me shpenzimet elektorale të vetë partive gjatë zgjedhjeve. Kështu, auditimi, siç e përcakton Kodi Zgjedhor, neni 91, pika 1, ngrihet vetëm pas zgjedhjeve, dhe KQZ apo asnjë tjetër institucion shtetëror nuk ka asnjë mudnësi ligjore të monitorojë shpenzimet elektorale të subjekteve zgjedhore gjatë fushatës zgjedhore. Dhe auditimi paskëtaj, shqyrton vetëm të dhënat që dorrëzojnë subjektet zgjedhore, pa patur asnjë mundësi verifikimi të këtyre të dhënave që kanë dorrëzuar subjektet politike, nga askush, e ca më pak nga audituesit. Dhe, edhe nëse do të kishte ndonjë mundësi, që auditimet të verifikojnë shkelje të shepnzimeve elektorale, prapë Kodi Zgjedhor parashikon, sipas nenit 91, pika 5, që “mosrespektimi i rregullave të përcaktuara në këtë kre nga subjektet zgjedhore apo dhuruesit, në rast se nuk përbën vepër penale, është kundërvajtje administrative dhe ndëshkohet sipas parashikimeve të pjesës XIV të këtij Kodi Zgjedhor. Ndaj, nuk ka asnjë interes nga kontabilistët që të marrin pjesë në auditimet për shpenzimet elektorale, përveç ndonjë stimuli financiar, që jepet, për shpërblimin e tyre në auditimin formal të shpenzimeve elektorale nga subjektet zgjedhore në zgjedhjet, qofshin vendore, qofshin edhe parlamentare”. 
Paratë e paligjshme
Derisa subjektet zgjedhore nuk deklarojnë burimet e shënzimeve reale që bëjnë gjatë zgjedhjeve, atëhere lind pyetja: Kush i financion kundër ligjit subjektet zgjedhore? Dhe përse? Këtyre pyetjeve, tashmë nuk është vështirë të dimë përgjigjen, derisa subjektet zgjedhore, pranojnë të financohen edhe nga krimi, edhe nga persona të inkriminuar, edhe nga persona e biznese ndodhta të ndershme, por në shkëmbimin e tyre në marrëdhëniet që ndërtojnë me subjektet zgjedhore për t’i financuar ato jashtë ligjit, e bëjnë, që nesër, kur subjekti zgjedhor të fitojë pushtet, t’i krijojë atij favore të tilla, që t’i shpërbjenë në shumëfish paratë e financuara në zgjedhje. Por, gjithashtu, persona të inkriminuar, me paratë e tyre financojnë subjektet zgjedhore, për të qënë vetë ata drejtpërdrejtë protagonist edhe të politikës. Pa bërë auditimin real të shpenzimeve elektorale, kurrë politika jonë nuk mund të shkëputë dot marrëdhëniet e saj, të drejtpërdrejta dhe tërthorë nga bota e krimit. 
Sigal