Partitë aleate historike të Partisë Demokratike organizohen në një forum të përbashkët për zgjedhje të lira.

596
Sigal

Krerët e të 5 partive, në koalicion me Partinë Demokratike , Z.Fatmir Mediu I PR, Z.Agron Duka I PAA, Z.Nard ndoka I PDK,Z.Dashamir Shehi I LZHK dhe Z. Vangjel Dule i PBDNJ, përmes krijimit të Grupimit të Qendrës së Djathtë (GQD), synojnë arritjen  dhe imponimin e standarteve demokratike në zgjedhje.

PR, PAA, PDK, LZHK, PBDNJ janë dakortësuar për të zhvilluar veprimtarinë e tyre si një forum i përbashkët dhe në përputhje të plotë me platformën politike të pranuar dhe nënshkruar si marrëveshje e tyre me  PD.

Ky akt u formalizua  në Tiranë gjatë një takimi me strukturat e 5 partive dhe ka si synim unifikimin e qëndrimeve të PR, PAA, PDK, LZHK e PBDNJ,  në kërkesat që garantojnë zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri.

Të 5 partitë e Grupimit të Qendrës së Djathtë, në këtë takim unifikuan qëndrimin e tyre për sa i përket sistemit zgjedhor dhe kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke propozuar modelin e listave të hapura. Përmes këtij ndryshimi, kryetarët e këtyre forcave politike  bien dakort se: garantohet që vota e qytetarëve shkon tek kandidatët që ata duan dhe jo tek kandidatët që paracaktojnë liderët e partive politike.

Partitë tona, në të njëjtën linjë edhe me aksionin opozitar janë bashkë jo vetëm në betejën kundër krimit dhe korrupsionit zgjedhor, por edhe keqqeverisjes së Rilindjes.

Në të njëjtën linjë me kërkesën e opozitës së bashkuar, ky forum i unifikuar politik për “Zgjedhje Të Lira” është në betejën e hapur politike kundër Rilindjes dhe i vendosur në kërkesën për zgjedhje me standarte demokratike pa Edi Ramën  kryeministër.

Takimi i parë i Tiranës do të vijojë me të njëjtin format në të gjitha qarqet e vendit, ku në bazë të strategjisë së përbashkët politike dhe komunikative me opinionin publik do të trajtohen të gjitha temat që janë prioritet I aksionit opozitar.